Veprat e Modiglianit, për herë të parë në Tiranë
Piktori dhe skulptori i rëndësishëm Italian, gjatë shekullit XX, Amedeo Modigliani, përmes kryeveprave të tij në vizatim, pikturë dhe skulturë, vjen në Tiranë, duke e shndërruar këtë të fundit një skenë të rëndësishme të artit dhe kulturës Europiane.
Fondacioni Kalo Art së bashku me Arkivat Ligjore të Amedeo Modiglianit, sollën veprat më të mira të piktorit ikonik, duke e sjellë për publikun shqiptarë më pranë se kurrë.
“Shumë prej nesh kanë vizituar galeri të ndryshme anembanë botës ku ekspozohen veprat e Modigljanit. Ne i njohim veprat e tij përmes katalogëve, e njohim jetën e tij nga filmat, por të admirosh disa nga veprat e tij në këtë galeri nga afër është padyshim një emocion krejtësisht i ndryshëm. Do të kishte qenë një ëndërr, por Shqipëria ka ndryshuar me shpejtësi dhe tani konsiderohet një vend i besueshëm. Ekipi i Modigljanit erdhi për të vlerësuar mundësinë e organizimit të kësaj ekspozite në këtë vend. Dhe ja ku jemi, ku një ëndërr është bërë realitet”, tha Kalo.
Portretet e tij të njohura me qafa të gjata, fytyra të zgjatura, dhe tipare gati asimterike e bënë atë unik dhe të njohur në skenën artistike. Ndërsa nudizmi, i solli famën por edhe kritikën në shekullin e shkuar.
Kjo nudo është më njohura e tij, ndrësa ky vizatim një nga veprat më të rëndësishme të koleksionit të tij.
“Menduam te kishim veprat që nga pikturat e para me vaj, që të sjellin ndërmend periudhën e hershme të tij, deri tek ato më përfaqësueset. Me nudot, një nga më të rëndëishmet që ai e pikturoi për ekspozitën e tij të vetme sa ishte gjallë në Paris, dhe vizatimet e Modiljanit. Po mendojmë dhe planifikojmë mundësinë e krijimit të një ekspozitë shumë më të madhe për ta sjellë këtë piktor të madh Italian në anën tjetër të Adriatikut”, tha Graziani.
“E kam takuar vajzën e Modiljanit, në vitin 1973 dhe filluam menjëher të punonim së bashku në arkiva. Mblodhëm dëshmitë, fotografitë, dokumentet për të krijuar historinë e vërtetë të Modiljanit dhe njerëzve të tij, që ishin artistët e mëdhenj. ai ishte, e përcaktoi veten, një artist që vizaton dhe pikturon, dhe që jetën e tij artistike e ndau mes Itlaisë dhe Parist”, tha Parisot.
Ekspozita me veprat e “Modiglianit, do të qëndrojë e hapur deri në 30 Maj në Galerinë Kalo.
TV Klan
/tvklan.al



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.