☁️
Tiranë 11°C · Vranët 13 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 104.86 ▲8.58%
ARI 4,743 ▼0.93%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $71,058 ▼ -0.92% ETH $2,193 ▼ -1.23% XRP $1.3264 ▼ -0.5% SOL $81.8600 ▼ -0.81%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.86 ▲8.58 % ARI 4,743 ▼0.93 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.86 ▲8.58 % ARI 4,743 ▼0.93 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
13 Apr 2026
Breaking
Sporti

Kupa e Botës në Futsall, Shqipëria e mbyll në vendin e dytë në Grupin E dhe kualifikohet në raundin kryesor

Kombëtarja shqiptare e futsalit e ka mbyllur në vendin e dytë raundin paraeliminator të Grupit E të Kupës së Botës së Futsall, duke siguruar kualifikimin për në raundin kryesor të këtij kompeticioni.

Në ndeshjen e fundit të zhvilluar në Pallatin e Sportit “Feti Borova”, Shqipëria u mposht 3-2 nga Letonia në një përballje shumë të luftuar.

Trajneri Erind Resuli e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Fidan Misini (GK), Arbër Shkodra, Halim Selmanaj, Ermir Kryeziu, Arif Limani.

Kuqezinjtë e nisën në mënyrë perfekte takimin, duke kaluar në avantazh që në minutën e parë me golin e realizuar nga Arif Limani. Megjithatë, Letonia reagoi menjëherë dhe barazoi në minutën e 2-të me Andrejs Baklanovs.

Në minutën e 11-të Miks Babris kaloi Letoninë në avantazh, ndërsa pak minuta më vonë Vlads Rimkus shënoi golin e tretë për miqtë. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Letonisë.

Në pjesën e dytë, Shqipëria reagoi dhe në minutën e 31-të Arif Limani shënoi golin e dytë personal, duke rikthyer shpresat për barazimin. Kuqezinjtë u përpoqën deri në fund për të gjetur golin e tretë, por nuk arritën të ndryshojnë rezultatin.

Takimi u mbyll me fitoren 3-2 të Letonisë.

Me përfundimin e ndeshjeve të Grupit E, Shqipëria e mbyll raundin paraeliminator në vendin e dytë dhe siguron kualifikimin në raundin kryesor të Kupës së Botës në Futsall.

Në këtë fazë do të marrin pjesë 36 skuadra të ndara në 12 grupe me nga tre ekipe, ku ndeshjet do të luhen me sistem vajtje-ardhje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.