Kupa e Kombeve të Afrikës 2026/ Senegali refuzon të kthejë trofeun e fituar në fushë
Plot 58 ditë pas finales së madhe ku Senegali mundi Marokun në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës, Konfederata Afrikane e Futbollit mori vendimin për të kurorëzuar ekipin humbës.
Pas këtij vendimi Federata Senegaleze e Futbollit u lajmërua që të kthente trofeun e fituar në Marok, por për momentin ka marrë një përgjigje negative madje është kërcënuar se do të kërkojë të drejtën e saj edhe në rrugë ligjore.
“Dua që të siguroj të gjithë senegalezët se Senegali ka të drejtë në këtë histori pasi ka fituar ndeshjen në fushë. Trofeu nuk lëviz nga vendi ynë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Senegaleze të Futbollit, Abdoulaye Sow.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.