Kupa e Shqipërisë :Egnatia, për të thyer një tabu sezonale ndaj Elbasanit
Kupa e Shqipërisë luan të mërkurën dy gjysmëfinalet e para të saj. Egnatia-Elbasani dhe Dinamo-Vllaznia do të transmetohen në ekranin e RTSH dhe paraqesin interes, pasi parashikohen të jenë dy sfida shumë të luftuara.
Egnatia do të ndeshet për herë të 5-të me Elbasanin këtë sezon. Kampionët në fuqi kanë hasur vështirësi ndaj këtij kundërshtari dhe nuk kanë arritur ta mposhtin asnjëherë në kampionat. Në fushën e tyre rrogozhinasit kanë regjistruar 2 barazime, 1-1 dhe 2-2.
Në Elbasan skuadra e trajnerit Edlir Tetova ka humbur ndeshjen e parë 1-0 dhe jo më larg se dy javë barazoi pa gola. Vërtet një “kockë e fortë” Elbasani i këtij sezoni për Egnatian, që nesër do të përpiqet ta thyejë këtë tabu sezonale. Rrogozhinasit do të mundohen të shfrytëzojnë faktorin fushë, si dhe entuziazmin që ka sjellë fitorja 3-0 ndaj Bylisit në kampionat.
Elbasani në anë tjetër vjen pas disfatës së thellë ndaj Dinamos në kryeqytet dhe në Kupë do të tentojë të ndryshojë situatën. Duke qenë ndeshje transferte, për verdheblutë do të ishte i pranueshëm edhe barazimi. Trajneri Gvozdenoviç, vazhdon të vuajë disa mungesa të rëndësishme si, Janaçek, Lulaj e Qose.
The post Kupa e Shqipërisë në RTSH/ Egnatia, për të thyer një tabu sezonale ndaj Elbasanit appeared first on RTSH.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.