☁️
Tiranë 11°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 98.90 ▼2.45%
ARI 4,785 ▲2.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,206 ▲ +-0% ETH $2,144 ▲ +1.8% XRP $1.3483 ▲ +0.3% SOL $82.6000 ▼ -0.63%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 98.90 ▼2.45 % ARI 4,785 ▲2.28 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 98.90 ▼2.45 % ARI 4,785 ▲2.28 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Sporti

Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet në Shqipëri, në mesditë nisja drejt Armenisë

Kuqezinjtë e drejtuar nga Xhani De Biasi kanë vijuar përgatitjet për ndeshjen e fundit të eliminatoreve për Europianin “Francë 2016”, ndaj Armenisë në fushën e këtyre të fundit.

Gjatë seancës së mbrëmshme stërvitore, djemtë e Kombëtares shqiptare,  kanë zhvilluar ushtrime shlodhëse, teksa është analizuar dhe performanca me Serbinë, ku Kombëtarja jonë u mund me rezultatin 2-0 në “Elbasan Arena”.

Kombetarja ne stervitje (arkiv)

Gjatë seancës stërvitore nuk kanë marrë pjesë, Andi Lila dhe Ansi Agolli, të cilët kanë shfaqur probleme fizike gjatë ndeshjes me Serbinë. I pari vështirë të jetë në fushë të dielën në Armeni edhe pse mjekët po bëjnë vlerësimet e tyre, i dyti ka thjesht lodhje muskulore dhe prezenca e tij në katërkëndëshin e gjelbër nuk është në dyshim.

Atmosfera që ndihet përreth kuqezinjëve është bardhë e zi. Nga njëri krah në sytë e djemve u  lexohet zhgënjimi për humbjen ndaj Serbisë, teksa nga krahu tjetër, vihet re dëshira dhe motivimi që të përzgjedhurit e De Biasit mbartin për ndeshjen me Armeninë, ku një fitore do të na kualifikonte në fazën e grupeve të Europianit të vitit të ardhshëm.

Një rezultat unik për tanët. Skuadra shqiptare sot në mëngjes ka bërë gati valixhet, teksa pritet të niset rreth mesditës drejt Armenisë, ku në mbrëmje do të zhvilloi seancën e fundit stërvitore, për ti lënë rradhën sfidës të dielën pasdite, në orën 18:00.

Grupi I: Ndeshjet në program:
Armeni-Shqipëri  18:00
Serbi-Portugali  18:00

Klasifikimi:

Portugalia 18 Pikë
Danimarka 12*
Shqipëria 11
Serbia 4
Armenia 1
*Danimarka i ka mbyllur ndeshjet e saj në grup

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.