🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,560 ▼0.23%
DOW 46,384 ▼0.39%
NASDAQ 21,781 ▼0.27%
NAFTA 111.56 ▲11.43%
ARI 4,678 ▼2.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,753 ▼ -2.13% ETH $2,050 ▼ -3.85% XRP $1.3023 ▼ -3.54% SOL $78.8100 ▼ -6.31%
S&P 500 6,560 ▼0.23 % DOW 46,384 ▼0.39 % NASDAQ 21,781 ▼0.27 % NAFTA 111.56 ▲11.43 % ARI 4,678 ▼2.81 % S&P 500 6,560 ▼0.23 % DOW 46,384 ▼0.39 % NASDAQ 21,781 ▼0.27 % NAFTA 111.56 ▲11.43 % ARI 4,678 ▼2.81 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Opinion

Kur partia vdes edhe prej teje!

Nga IRENA BEQIRAJ

Në parti e në politikë, njerëzit mësojnë të ndahen, pasi me kalimin e kohës tensioni midis asaj që ndihet dhe asaj që mund të flitet bëhet fusha e vërtetë e gravitetit të partisë. Të shumtët rrotullohen rreth gënjeshtrës, duke pretenduar se ajo është dielli.

Sa më afër qendrës së tavolinës dhe kryetarit, aq më pak vënë re drejtuesit se sallat e mbledhjeve të partisë mbushen me njerëz, shenja kryesore dalluese e të cilëve është pamundësia (kursesi paaftësia) për të peshuar idetë. Me burra e gra, mendimi i të cilëve rrotullohet vetëm rreth sigurimit të një vendi në “klubin e të besuarve të kryetarit”. Njerëz të pushtuar nga emocionet, ku emocioni dominues është frika. Njerëz “të braktisur” njëherë e mirë nga instikti i rebelimit, i cili është themeli i ndërgjegjes së njeriut, burimi i humanizmit të tij dhe mjeti i evolucionit të tij. Ata pranojnë pa asnjë hezitim që brenda partisë marrëdhëniet njerëzore të bëhen transaksionale, ku besnikëria është monedhë, edhe mospajtimi rreziku më i madh.
Vetëm kur ulen në fund të sallës dhe shkarkohen nga pozicionet drejtuese si “Zhukovi në ajër”, drejtuesit e lartë të partisë bëhen të vëmendshëm për “humbjen e shpirtit”, braktisjen e meritokracisë apo ekzistencën e frikës. Por përpjekja për ta ringjallur debatin përmes bisedës së ndershme brenda organizatës përjetohet si agresion, sepse tanimë e vërteta aty brenda barazohet me kërcënimin.
Pak janë fajtorë, por të gjithë janë përgjegjës. Të gjithë janë përgjegjës që takimet e destinuara për të diskutuar problemet u transformuan në heshtje, si shfaqje harmonie; që kritikat mbi mënyrën sesi gjeni libra a kursantë Harvardi, katapuktoheshin në majat e drejtimit të partisë pa qenë asnjë ditë në parti, lexoheshin si zili e çmimë ndaj suksesit. Janë përgjegjës për fjalimet me fraza rrethore që tingëllonin të menduara, por që nuk thonin asgjë fare; për fjalët që zgjidheshin jo për të komunikuar, por për të kontrolluar interpretimin.
E pra, të gjithë janë përgjegjës që partia nuk ka më asnjë mekanizëm balance, ku kontributi politik që u jepte antarëve të qeverisë ose forumeve drejtuese të partisë një lloj autoriteti apo autonomie në mendim nga Kryetari nuk ekziston më. Kontributi politik është zëvendësuar nga gatishmëria për të marrë përgjegjësi pa pasur autoritet politik, si forma më e përhapur e skllavërisë moderne.
Kur ulesh në fund të sallës, këmbët të prekin tokën, sytë e ndërgjegjes dhe mendjes hapen, edhe shikon qartë se nuk je më pjesë e një organizimi vullnetar politik, por e një turme pa pikëpamje thelbësore, e cila është shtylla kurrizore e autokracisë.
Aty e kupton: partia ka vdekur, edhe prej teje…

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.