09 March 2026
Kryefaqja Kosova Bota
☁️
Tiranë 16°C · Vranët
S&P 500 6,702 ▼0.57%
DOW 47,081 ▼0.89%
NASDAQ 22,330 ▼0.26%
NAFTA 98.91 ▲8.81%
ARI 5,094 ▼1.26%
Breaking
Maqedonia

Kush do ta përbëjë ad-hock komisionin për mbikëqyrjen e mediave në Maqedoni?

Siç bën të ditur agjencia e lajmeve ”META”, tashmë në konkursin e LSDM-së për komisioni ad-hock për mbikëqyrje të mediave në periudhën parazgjedhore janë paraqitur disa kandidatë, kurse afati i paraqitjes përfundon sonte në mesnatë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nuk dihet se në çfarë mënyre OBRM-PDUKM-ja do t’i përzgjedhë kandidatët për këtë trup, kompetencat e të cilit janë përcaktuar në rrethin e dytë të bisedimeve politike.

”META” gjithashtu njofton se pjesë e përzgjedhjes do të jenë edhe kandidatë për të cilët LSDM-ja konsideron se mund të jenë të ”përshtatshëm” për këtë detyrë.

Ndryshe, dënimi më i lartë për një medium, gjatë periudhës parazgjedhore, do të jetë 4000 euro, ndërkaq komisioni ad-hock duhet të ketë pesë anëtarë. Katër anëtarë të komisionit duhet të jenë nga partitë politike nënshkruse të marrëveshjes së Përzhinos, kurse këta e përzgjedhin anëtarin e pestë.

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e këtij komisioni që duhet të formohet deri më 19 gusht.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.