☁️
Tiranë 14°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 101.94 ▼0.91%
ARI 4,600 ▲0.93%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $66,452 ▼ -1.5% ETH $2,027 ▼ -1.31% XRP $1.3108 ▼ -3.15% SOL $81.8200 ▼ -2.78%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 101.94 ▼0.91 % ARI 4,600 ▲0.93 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 101.94 ▼0.91 % ARI 4,600 ▲0.93 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
roze

Kush e fitoi sfidën e kovës me akull?

ice-bucket

E vështirë të mbajmë mend se cfarë ndodhte përpara Ice Bucket Challenge apo jo?

Edhe sikur të duam, njoftimet tona në Facebook dhe ato në Instagram thjesht nuk na e lejojnë dicka të tillë. Ishte përfundimisht stina e Ice Bucket Challenge. Një nismë humanitare kjo, e cila e përfshiu opinionin qytetar në rang global. Ana mediatike e saj ishte thjesht fantastike. Të shohësh figura të njohura ndërkombëtare të fushave të ndryshme, atletë, modelë, aktorë, pra gjithcka që përfshin konceptin V.I.P, të hedhin një kovë me ujë dhe akull në kokë nuk ka cmim. Reagimi i tyre pas sfidës, si dhe personalizimi i cdo videoje e bën cdo sfidë dalluese duke e ndarë nga njëra tjetra. Disa prej tyre tregojnë pishinat në oborrin e shtëpisë, disa dalin pa bluze, disa me bluze shumë të gjera, dhe ndoshta pjesa më karakterizuese: disa sfidojnë miq jo të famshëm e të tjerë arrijnë deri te personazhe si Barack Obama. Por cilat ishin videot më të bukura dhe cilët personazhe ishin më të vecantët në një hapësirë kohore maksimalisht disa minutëshe?

Ja cili është klasifikimi ynë.

10. Reperja australiane, Iggy Azalea, e veshur me rroba banjoje ngjyrë rozë, nuk ka treguar shumë simpati ndaj ujit të ftohtë duket bërtitur gjatë gjithë kohës që po lagej

9. Ylli i televizionit amerikan, Oprah Winfrey, nuk ka pranuar të zhvishet, duke e ndërmarrë sfidën e veshur nga koka te këmbët. Megjithatë, kjo nuk e ka ndihmuar kundër të ftohtit.

8. Kush janë këta biznesmenët që hedhin një kovë me ujë dhe akull në një David Beckham të zhveshur?

7. Një mënyrë e mirë për t’i “dhënë një shkelm” zërave për ndarje është të pozosh në një video shumë të këndshme me bashkëshorten tënde. Këtë ka bërë dhe Ben Affleck me Jennifer Garner.

6. Në një sfidë ku gjithësecili është ndryshe nga tjetri, Bill Gates është ndryshe nga të gjithë. Ai e dizenjoi kovën enkas për këtë sfidë.

5. Ish Princesha e Pop-it, Britney Spears, bën mirë që herën tjetër t’i heqë syzet.

4. Dikush t’i thotë Justin Timberlake-ut që sfida ishte vetëm për të, jo për gjithë lagjen.

3. Jennifer Lopez po dridhej që përpara se ta zbraznin kovën sipër saj.

2. Ylli i filmave aksion, Tom Cruise, dukej sikur ishte futur në rolin e një nga personazheve të tij, duke mos iu dridhur qerpiku për asnjë moment.

1. Nuk mund të mungonte dhe ai, Homer Simpson, me një sfidë të denjë për famën e tij.

Burimi : MAD 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.