⛈️
Tiranë 17°C · Stuhi 16 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 101.02 ▲4.23%
ARI 4,562 ▼2.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984
₿ CRYPTO
BTC $78,006 ▼ -2.88% ETH $2,177 ▼ -3.33% XRP $1.4104 ▼ -3.26% SOL $86.2800 ▼ -4.74%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984
16 May 2026
Breaking
Opinion

Kush e kontrollon dhe drejton në të vërtetë ekonominë globale?

Akullnaja, pyje pishash, liqene të pastër si kristali, maja malesh me dëborë: shteti i Uashingtonit është idili përjetësisht i gjelbër i Shteteve të Bashkuara. Larg nga Silicon Valley, Shtëpia e Bardhë dhe Uashingtoni, ka shumë hapësirë. Megjithatë këtu, mes pemëtoreve me mollë, ndodhet një prej katër nyjave globale të sistemit të operimit “Aladdin”.

Ngjitur me qytezën e vogël të Uenatchee, ndodhet një qendër të dhënash e fshehur prapa gardheve me majë, dhe vazhdimisht e vëzhguar me kamera sigurie si dhe një ushtri rojash. Ajo mbulon një hapësirë sa pesë fusha futbolli dhe është ndërtuar për vetëm një arsye: të shohë në të ardhmen, dhe ta ndryshojë atë. Eshtë qendra e një rrjeti sekret që mbërrin deri në Mbretërinë e Bashkuar.

Shumica e njerëzve kanë dëgjuar për ExxonMobil, Apple dhe Allianz, por, a kanë dëgjuar për BlackRock? Nuk është asgjë më pak se sa banka më e fshehtë e botës. BlackRock aktualisht mbikëqyr më shumë se 3.3 miliardë stërlina në asete – është mbi një trilion më shumë se sa GDP i Gjermanisë. BlackRock është menaxheri më i madh i investimeve në botë, dhe ka investuar miliarda dollarë në ekonomitë më të mëdha të Europës, por kompania e mban të fshehtë se sa ka qenë ekzaktësisht totali. Të paktën 17 miliardë janë hedhur në 30 kompanitë e limituara publike në Gjermani. Po kështu, nga planet më të mëdhenj të pensioneve në SHBA, 93% menaxhohen nga BlackRock dhe thuhet se kompania ka investuar miliona në tregun e huave në Mbretërinë e Bashkuar.

Drejtori i Përgjithshëm i Mega Korporatës është Laurence “Larry” D. Fink: “Larry është po aq i pushtetshëm sa presidenti i SHBA, por është shumë më i fuqishëm në kuptimin ekonomik”, thotë ekonomisti dhe menaxheri i pavarur i fondeve të investimeve, Max Otte. Po si arriti 52nd Street në Manhatan, të shndërrohet në qendrën e një rrjeti global – pa e vënë re askush?

Fink kontrollon sistemin e operimit Aladdin, duke përdorur një algoritëm super të fshehtë, 15 metra të gjatë, në 5000 korniza kryesore. Ai vlerëson risqet e investimeve cdo sekondë – si dhe cdo ndryshim, si përshembull se kur rritet apo ulet cmimi i naftës. Blerje? Shitje? Pezullim? Me ndihmën e dijeve të fshehta të sistemit Aladdin, BlackRock i ka lënë konkurrentët e vet shumë prapa – në vitin 2005, kompania kujdesej “vetëm” për 100 miliardë stërlina para të klientëve.

megjithatë, ndërkohë që BlackRock përqëndrohej në investime, kompania është sot një lloj qeverie hije e fshehtë.

“Ne mund të influencojmë kompanitë”, thotë shefi i BlackRock në Gjermani. “Por ne nuk diskutojmë publikisht këtë dialog”.

Si një këshilltare e fshehur e qeverive, bankave qendrore dhe drejtorëve të përgjithshëm, BlackRock ushtron ndikim shumë të madh: “Sado të imagjinoni që është fuqia e BlackRock, ju siguroj se prapëseprapë ajo është shumë më e madhe”, shpjegon gazetari financiar dhe eksperti i Bursës, Uilliam D. Cohan.

“Eshtë një forcë që e përkul botën sipas dëshirës së saj”, shton Otte. Dhe kjo nuk ka aspak të bëjë me teoritë konspirative, por me struktura reale të pushtetit”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.