Laguna e Patokut, Gjykata i jep të drejtë familjes Cali
Gjykata Administrative rrëzoi vendimin e Ministrisë së Bujqësisë dhe i dha të drejtë familjes Cali për Lagunën e Patokut.
Familja Cali kishte çuar në këtë gjykatë vendimin e Ministrisë së Bujqësisë që i jepte për shfrytëzim këtë lagunë vëllait të deputetit Armando Prenga.
Pikërisht, konflikti për shfrytëzimin e kësaj lagune duke se ka qenë pikënisja e një zënke masive dhe goditjeve me armë në qytetin e Laçit në fillim të këtij muaji mes familjes Cali dhe asaj Prenga, ku ishte i përfshirë edhe vetë Armando Prenga.
Në konflikt e sipër janë përdorur edhe armët, ku për pasojë mbetën të plagosur shtatë persona.
Policia arresti deputetin Armando Prenga, ndërkohë që 4 ditë pas ngjarjes, Gjykata e Lartë caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për të me akuzat e “armëmbajtjes pa leje”, “plagosjes të rëndë me dashje” dhe “kanosjes”.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.