Lajmi i mirë i Veliajt: Ulet çmimi i biletave të autobusit për ish-komunat; i japim zgjidhje AMTP-ve
Sot nga Farka, kryebashkiaku Veliaj dha një lajm të mirë edhe për banorët që jetojnë në ish-komuna, të cilët përfitojnë nga ulja e çmimit të biletave të autobusit. Ai deklaroi se falë negociatave me kompanitë e transportit publik, është arritur ulja më e madhe e çmimit të biletave për qytetarët.
“Ka qenë një kërkesë e vazhdueshme për të gjithë zonën lindore të Tiranës, duke filluar nga Kërraba, Baldushku, Bërzhita dhe stacionet që kalojnë në Farkë. Ne kemi pasur një takim dhe një negociatë që nuk ka qenë e lehtë, sepse siç e dini licencat e autobusëve janë dhënë nga ish-komunat, por megjithatë ne kemi bërë uljen më të madhe të tarifave që ka ndodhur ndonjëherë për linjat e autobusëve në fshat në Tiranën e madhe”, u shpreh ai.
Gjithashtu, Veliaj premtoi se brenda dy viteve të ardhshme do të marrë fund edhe problemi i saktësimit të hartave të tokës. “Unë e di që një nga problematikat kryesore ka qenë saktësimi i hartave të tokës dhe regjistrimi i akteve të marrjes së tokës në pronësi (AMTP). Fatmirësisht Prefekti, si ish-administrator njësie, e kupton fare mirë nevojën që kanë bashkia dhe prefektura për të bashkëpunuar për saktësimin e tokës dhe të kalojmë nga çudia me hartën e pronave, në një situatë ku secili merr aktin e marrjes së tokës në pronësi”, tha ai.
Kreu i Bashkisë deklaroi se Bashkia do të vijojë edhe projektin mbjelljen e pemëve të reja në kuadër edhe të projektit për Pyllin Orbital. Duke u ndalur tek investimet, Veliaj deklaroi se Bashkia do të vijojë bashkëpunimin edhe me donatorët për të përmirësuar infrastrukturën. “Ne kemi pasur disa rikonstruksione me donacion, siç është “Shkolla e Mesme e Bashkuar”. Jo vetëm që rregulluam shkollën, por me kërkesë të prefektit që në atë kohë ishte administrator, i vumë emrin e partizanit dëshmor ‘Alush Bardhi’”, tha Veliaj, ndërsa shtoi se investimet do të prekin edhe rrugët, kanalizimet, ndërtimin e urave si dhe të qendrave komunitare.
Linjat, stacionet dhe çmimet e reja të biletave:
Linja nr. 11 Tiranë – Krrabë -Tiranë me itinerar vajtje dhe kthim në stacione.
Linja/Stacion
Degëzimi i parë pranë xhamisë Krrabë
Stacioni i dytë te lagjja “23 Shkurti”
Stacioni i tretë te Përroi i Lerës
Stacioni i katërt te Lapidari në Mushqeta
Stacioni numër 5 te shkolla 9-vjeçare “14 nëntori”
Stacioni numër 6 pranë Pusit të Veliut
Stacioni numër 7 te “Mjalti”,
Stacioni numër 8 te Pallati i Beqarëve
Stacioni i nëntë, tek “Kafja e Xhafës”
Stacioni i dhjetë, tek lagjja “Magrip”,
Stacioni i njëmbëdhjetë te “Guri i Xhepit”
Stacioni te lagjia e “Banarakëve”
Stacioni te rrethrrotullimi në Ibë
Stacioni i katërmbëdhjetë te “Ulliri”
Stacioni Qendrës Shëndetësore
Stacioni në Njësinë Administrative Bërzhitë 1
Stacioni tjetër tek lagjja e Gjyzarakëve
Stacioni te lapidari në Dobresh
Stacioni te lapidari i Mulletit dhe te posta
Stacioni pranë resort “Herës” dhe karburant “Api”,
Stacioni 27 tek Ura e Farkës
Stacioni nr. 28 tek servis “Mondial”
Stacioni te hotel “Eklipsi”
Degëzimi i dytë, nga qendra e fshatit Skuterrë në Krrabë, 120 100
Nga kinemaja e vjetër në Krrabë
Nga xhamia në Krrabë
Linja 13 është Tiranë-Baldushk-Tiranë
Stacioni i Veskisë
Stacioni i fshatit “Koçaj”
Stacioni i tretë në Mustafa Koç
Stacioni i katërt në Isuf Koç
Stacioni tek Kthesa e Baldushkut në Fushaz 100 80
Stacioni në fshatin Vishaj
Stacioni tek ura e Farkës
Stacioni tek servis “Mondial”
Stacioni tek hotel “Eklipsi”
Stacioni tek restorant “Natyra e Qetë”
Degëzimi i dytë i Baldushkut i fshatit Kakunjë
Stacioni numër tre Mustafa Koç për Kakunjë