🌤️
Tiranë 11°C · Kryesisht kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,668 ▲ +0.19% ETH $2,004 ▼ -0.1% XRP $1.3348 ▼ -0.53% SOL $82.4600 ▼ -1.38%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Bota

Lavrov: Ligji për statusin special të lindjes ukrainase shkelje e rëndë e marrëveshjeve për paqe

Ligji i miratuar dje nga Parlamenti ukrainas duke i dhënë më shumë autonomi rajoneve separatiste në lindje të vendit përbën një shkelje të rëndë të marrëveshjeve për paqe të Minskut, deklaroi sot ministri rus i Punëve të Jashtme, Serguei Lavrov.

lavrov-peru1-622x350“Parlamenti ukrainas ka marrë një vendim që rikthen rishkrimin e marrëveshjeve, ose për t’i  shprehur gjërat më thjeshtë, ka marrë një vendim që përbën një shkelje të rëndë”, deklaroi Lavrov në një konferencë shtypi.

Kievi konfirmoi se ky ligj është konform asaj që parashikojnë marrëveshjet e Minskut.

Parlamenti ukrainas miratoi dje dy projektligje duke i dhënë më shumë autonomi rajoneve lindore të vendit, dënuar nga separatistët prorusë, të cilët mendojnë se këto projektligje nuk janë plotësisht konform asaj që parashikojnë marrëveshjet për paqe të Minsk 2.

Teksti i ligjeve përcakton kufijtë e rretheve të veçanta në zonat nën kontrollin e separatistëve pro-rusë, të cilave mund t’iu jepet statusi special me vetëqeverisje të kufizuar.

Projektligjet theksojnë gjithashtu se zonat e Donjeckut dhe Luhanskut, që kontrollohen nga rebelët, do të gëzojnë status special pasi të mbajnë zgjedhjet në përputhje me ligjin e Ukrainës dhe nën vëzhgimin e ndërkombëtarëve.

Këto dy projektligje miratuar në kuadër të marrëveshjeve për paqe të Minsk 2, plotësojnë serinë e ligjeve mbi statusin special të zonës së kontrolluar nga separatistët prorusë miratuar në muajin shtator.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.