Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 24 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 90.90 ▲3.14%
ARI 4,409 ▲0.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $71,101 ▲ +1.51% ETH $2,168 ▲ +2.23% XRP $1.4211 ▲ +0.5% SOL $91.7900 ▲ +2.87%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 90.90 ▲3.14 % ARI 4,409 ▲0.05 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 90.90 ▲3.14 % ARI 4,409 ▲0.05 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Legalizimet, Lame: Emigrantët të shpejtojnë

Duke marrë shkasë nga ardhja e emigrantëve gjatë sezonit veror, zyrat e ALUIZN-it në të gjithë vendin do të jenë në dispozicion të tyre.

Kreu i këtij institucioni, Artan Lame u kërkoi qytetarëve që jetojnë në Shqipëri që t’i hapnin udhë emigrantëve për të kryer procedurat e legalizimit.

Lame: Ju bëj thirrje të gjithë emigrantëve që të përfitojnë nga kjo periudhë për të mbyllur procedurat e legalizimit të tyre. Të jenë të bindur që personelin e ALUIZN-t do ta kenë në dispozicion gjatë gjithë kësaj periudhe. Gjithashtu, për shkak të mbingarkesës në këto momente, do t’u kërkoja mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve të tjerë që t’i hapin rrugë emigrantëve në këtë moment piku, moment ky që përfundon pas gjysmës së parë të shtatorit. Ndaj, le t’u gjendemi pranë në këtë moment.

Ne kemi marrë masa pranë sporteleve tona për këtë masë të madhe të qytetarëve tanë, që gjatë qëndrimit të tyre të mund të kryejnë procedurat e legalizimit të shtëpive të tyre. Për të gjithë rastet e tjera rutinë, qytetarët ftohen të presin me qetësi ekipet tona. Le të koordinohemi së bashku për ta çuar procesin më përpara.

Për sa i përket legalizimit të banesave, Lame bëri me dije se për muajin korrik në rang Republike janë legalizuar 5505, ndërsa për muajin qershor janë kryer rreth 4 mijë legalizime.

Lame: Është realisht krenari dhe gati në kufijtë e të pabesueshmes një shifër e tillë. Për sa i përket vijimit të procesit, do të thoja që qarqet që do të jenë të parat që do ta mbyllin procesin e legalizimit, me shumë gjasa këtë garë mund ta fitojë Qarku i Dibrës dhe Qarku i Kukësit dhe më pas Qarku i Fierit. Janë tre qarqet që janë më pranë mbylljes.

Por, kur do të përfundojë tërësisht procesi i legalizimit? Lame thotë se ky proces në Shqipëri nuk do të përfundojë asnjëherë, pasi siç thotë ai, gjithmonë do të ketë disa që kanë nevojë për t’u legalizuar.

Lame: Procesi i legalizimit në Shqipëri nuk ka për të mbaruar asnjëherë. Gjithmonë në këtë vend do të ketë njerëz që kanë nevojë për t’u legalizuar. Për fat të keq, edhe sot që ne flasim, në vende të caktuara po ndërtohet pa leje dhe një ditë edhe këta do të trokasin në shtetin shqiptar për të kërkuar legalizimin.

Lame shprehet se procesi ndahet në dy blloqe, i pari është legalizimi i zonave të mëdha infornmale masive.

Lame: Legalizimi i zonave të mëdha rreth qyteteve mbyllet në këtë legjislaturë, që do të thotë, Bathorja, Këneta e Durrësit, rrethinat e Shkodrës, Kamza, Paskuqani, pra gjithë këto zona mbyllen në këtë mandat.

Kreu i ALUIZN-t u shpreh se një masë qytetarësh nuk do të mund të përfitojnë nga legalizimi, duke sjell këtu si rast ndërtimet në zona arkeologjike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.