☁️
Tiranë 23°C · Vranët 11 May 2026
S&P 500 7,399 ▲0.84%
DOW 49,609 ▲0.02%
NASDAQ 26,247 ▲1.71%
NAFTA 97.42 ▲2.1%
ARI 4,674 ▼1.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1768 EUR/GBP 0.8657 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 95.3058 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2622 EUR/TRY 53.4066 EUR/JPY 184.53 EUR/CAD 1.6100 EUR/USD 1.1768 EUR/GBP 0.8657 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 95.3058 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2622 EUR/TRY 53.4066 EUR/JPY 184.53 EUR/CAD 1.6100
₿ CRYPTO
BTC $81,092 ▲ +0.35% ETH $2,334 ▲ +0.34% XRP $1.4516 ▲ +1.79% SOL $95.3500 ▲ +1.63%
S&P 500 7,399 ▲0.84 % DOW 49,609 ▲0.02 % NASDAQ 26,247 ▲1.71 % NAFTA 97.42 ▲2.1 % ARI 4,674 ▼1.21 % S&P 500 7,399 ▲0.84 % DOW 49,609 ▲0.02 % NASDAQ 26,247 ▲1.71 % NAFTA 97.42 ▲2.1 % ARI 4,674 ▼1.21 %
EUR/USD 1.1768 EUR/GBP 0.8657 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 95.3058 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2622 EUR/TRY 53.4066 EUR/JPY 184.53 EUR/CAD 1.6100 EUR/USD 1.1768 EUR/GBP 0.8657 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 95.3058 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2622 EUR/TRY 53.4066 EUR/JPY 184.53 EUR/CAD 1.6100
11 May 2026
Breaking
Sporti

Legjionarët/ Strakosha dhe Pilo shpallen kampionë, vendimtarë Muçi e Uzuni

Edhe kjo fundjavë solli paraqitje shumë pozitive për futbollistët e Kombëtares shqiptare në kampionatet europiane dhe më gjerë, me kuqezinjtë që vijojnë të jenë protagonistë me golat, asistet dhe sukseset e skuadrave të tyre.

Një nga arritjet më të rëndësishme të javës erdhi në Greqi, ku Thomas Strakosha dhe Stavro Pilo u shpallën kampionë me AEK Athens. Skuadra e tyre fitoi 2-1 ndaj Panathinaikos, duke siguruar titullin e 14-të kampion në histori, ndërsa të dy futbollistët shqiptarë ishin titullarë në këtë takim vendimtar.

Sukses të rëndësishëm arriti edhe Ivan Balliu me Rayo Vallecano. Skuadra spanjolle siguroi kualifikimin në finalen e UEFA Conference League, pas triumfit ndaj Strasbourg në gjysmëfinale, duke realizuar një sezon historik në arenën europiane.

Protagonist absolut ishte Ernest Muçi në kampionatin turk. Sulmuesi shqiptar shënoi golin e fitores për Besiktas në suksesin 1-2 ndaj Trabzonspor, duke realizuar golin e dytë të takimit. Në të njëjtën ndeshje, Kristjan Asllani ishte titullar për Besiktas. Për Muçin ky ishte goli i 11-të në kampionat këtë sezon, duke konfirmuar formën shumë të mirë të sulmuesit kuqezi.

Në MLS, Myrto Uzuni vazhdon të jetë vendimtar për Austin FC. Sulmuesi shqiptar zhbllokoi sfidën ndaj Minnesota United me gol nga pika e bardhë në minutën e 14-të, në takimin që përfundoi në barazim 2-2.

Paraqitje spektakolare realizoi edhe Cristian Shpendi me Cesena. Sulmuesi shqiptar shënoi dy gola dhe dhuroi një asist në sfidën ndaj Padova, që përfundoi 3-4. Shpendi realizoi në minutën e 5-të dhe në fundin e pjesës së parë, ndërsa asistoi edhe për golin tjetër të skuadrës së tij.

Pozitiv ishte edhe aktivizimi i Taulant Seferit me Bodrumspor. Sulmuesi i Kombëtares shënoi golin e dytë në fitoren 2-0 ndaj Pendikspor në fazën “Play Off”, duke ndihmuar skuadrën e tij të sigurojë kualifikimin në gjysmëfinale dhe të mbajë gjallë objektivin për ngjitjen në elitën e futbollit turk.

Minuta si titullarë me skuadrat e tyre gjatë kësaj fundjave morën gjithashtu Arlind Ajeti, Klisman Cake, Mario Mitaj, Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti dhe Arbër Hoxha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.