☁️
Tiranë 17°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $75,996 ▼ -0.03% ETH $2,240 ▼ -0.25% XRP $1.1657 ▼ -0.53% SOL $89.6700 ▼ -0.4%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Kronika

Gjirokastër, 600 fëmijë në kampionatet rajonale të futbollit nga U-9 deri në U-19

600 fëmijë dhe të rinj janë përfshirë në kampionatin e moshave në futboll organizuar nga Shoqata Rajonale e Futbollit Gjirokastër. Fëmijët nga Qarku Gjirokastër si dhe Saranda dhe Delvina i përkasin ekipeve sportive nga U-9 deri në U-19. Futbollistët e rinj janë pjesë e ekipeve zinxhirë dhe stërviten rregullisht në këto skuadra.

“Ne jemi munduar që nëpërmjet këtyre kampionateve rajonale të shoqatës të kemi sa më shumë pjesëmarrje si fillim, si masivitet dhe pastaj duke u rritur, duke kaluar nga mosha në moshë i afrohen sa më shumë ekipit të parë, duke iu afruar futbollit të vërtetë atij profesionist, interesi ka qenë në rritje sidomos me zhvillimin e dy fushave të reja, numri i futbollistëve të rinj ka ardhur duke u shtuar”, thotë Petraq Meçi, specialist i futbollit.

Aktivitete të tilla evidentojnë talentet e reja në futboll ndërsa i afrojnë fëmijët dhe të rinjtë me sportin duke i larguar nga keqpërdorimi i teknologjisë dhe celularit.

“Është një kënaqësi e veçantë që dalim kampionë me këtë grupmoshë, është puna e gjithë vitit, sakrifica e fëmijëve, gjithë mundi në stërvitje, në fillim mësojmë të edukojmë fëmijët pastaj kalojmë tek sporti dhe i ndihmon prindërit t’i heqin nga telefoni”, shprehet Muharem Malaj, trajner.

“Unë kam dy vjet në akademinë e Luftëtarit, këtu jam rritur dhe jam golashënues i kampionatit, sporti të jep muskuj dhe është një aktivitet fizik”, thotë një nga protagonistët.

“Unë kam 4 vite që merrem me sport, futbolli është shumë i bukur, kam kaluar shumë lojëra të bukura, dhe kemi humbur dhe kemi fituar, vij tre herë në javë këtu”, shprehet një tjetër.

Në Gjirokastër po vjen në rritje interesimi i fëmijëve dhe të rinjve për tu ushtruar ne sporte të ndryshme si futbolli, basketbolli, volejbolli etj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.