Takimi Hoxha-Konjufca: Kosova prioritet absolut! Kush ju prek juve, prek Shqipërinë!
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, zhvilloi vizitën e tij të parë zyrtare në Prishtinë në këtë detyrë, ku u takua me homologun kosovar, Glauk Konjufca, zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës.
Gjatë konferencës së përbashkët për mediat, Hoxha u shpreh “Kosova është prioritet absolut i politikës së jashtme të Shqipërisë. Çdo dhimbje e Kosovës ndihet edhe në Shqipëri, ashtu si çdo sukses i saj festohet njësoj tek ne. Kam ardhur këtu sot për të transmetuar atë që ka theksuar qartë Kryeministri Rama: kush prek Kosovën, prek Shqipërinë.”
Ai shtoi se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të pandashme dhe strategjike, “Kam ardhur këtu sot për të transmetuar atë që ka theksuar qartë Kryeministri Rama: Kush prek Kosovën, prek Shqipërinë.Jam këtu për të intensifikuar dhe thelluar më tej marrëdhënien tonë strategjike, e cila ka në themel historinë e pandashme, të sotmen e ndërlidhur dhe të ardhmen e përbashkët të kombit shqiptar në të dy anët e kufirit, përmes të ardhmes së përbashkët evropiane dhe euroatlantike.”
Hoxha theksoi mbështetjen e Shqipërisë për Kosovën në proceset e integrimit evropian dhe euroatlantik, duke nënvizuar rëndësinë e anëtarësimit të saj në Këshillin e Evropës, UNESCO, si dhe afrimin me NATO-n dhe Partneritetin për Paqe. Ai deklaroi:
“Prania e NATO-s në Kosovë dhe roli i KFOR-it mbeten faktorë kyç stabiliteti, sepse pa një Kosovë të sigurt, nuk mund të ketë as rajon e as Evropë të sigurt.Shqipëria nuk do të pranojë e as do të tolerojë ndonjëherë cënimin e sigurisë së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës dhe do të jetë gjithmonë në krah të Kosovës, drejtësisë dhe llogaridhënies përballë çdo akti apo individi që përbën kërcënim ndaj saj. Sulmi në Banjska dhe në kanalin Ibër-Lepenc nuk mund të harrohen dhe llogaridhënia duhet të jetë e plotë.Kam ardhur këtu sot për të transmetuar atë që ka theksuar qartë Kryeministri Rama: kush prek Kosovën, prek Shqipërinë.,Ramë dakord se lidhjet infrastrukturore dhe energjetike janë thelbësore për rritjen e ndërlidhjes dhe konkurrueshmërisë sonë të përbashkët.”
Ai shtoi se bashkë me ministrin Hoxha, pati rastin të diskutojnë për një varg çështjesh për interesin e përbashkët të dy vendeve.
Kreu i diplomacisë shqiptare tha gjithashtu se “Kosova është prioritet absolut për Shqipërinë”, madje kujtoi fjalët e kryeministrit Edi Rama, se “kush prek Kosovën, prek Shqipërinë“.
Ai theksoi se, hekurudha Durrës–Prishtinë ose hekurudha kuq e zi, zhvillimi i porteve, bashkëpunimi energjetik dhe korridoret e transportit, nuk janë thjesht projekte zhvillimi; janë investime strategjike me ndikim të drejtpërdrejtë në thellimin e integrimit ekonomik dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve tanë..”
Nga ana e tij, Konjufca vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve si të ngushta dhe të përhershme, duke theksuar se, “Takimet tona gjithmonë janë vëllazërore, të rregullta dhe të përhershme. Politika e jashtme mes Kosovës dhe Shqipërisë është unike, sepse ne përfaqësojmë interesat e të njëjtit komb. Rruga euroatlantike është përcaktim i kombit shqiptar dhe në këtë rrugëtim vendet tona janë gjithmonë përkrah njëra-tjetrës.”
Ai përgëzoi Shqipërinë për progresin në procesin e integrimit evropian:
“Në këto hapat e fundit jemi besimplotë që Shqipëria do të jetë anëtare e Bashkimit Evropian brenda dy apo tri vitesh. Kjo do të jetë një arritje historike jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë kombin shqiptar.”
Vizita e Hoxhës në Prishtinë përfshiu edhe takime të tjera të nivelit të lartë.
Në orën 10:00, ai u prit nga Albulena Haxhiu, ushtruese e detyrës së Presidentes së Kosovës, e cila e uroi për detyrën.”
Më pas, ai u takua me Kryeministrin Albin Kurti, i cili e vlerësoi vizitën si dëshmi të marrëdhënieve të ngushta mes dy vendeve dhe theksoi rëndësinë e mbështetjes së ndërsjellë në proceset eurointegruese.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.