Kronika

Kapen 51 kg kanabis në Divjakë, në kërkim dy vëllezër

Sekuestrohen 51 kilogramë kanabis sativa në Divjakë, duke bërë që dy persona të shpallen në kërkim.

Policia e Delvinës në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, pasditen e djeshme ka konstatuar një sasi me lëndë narkotike në vendin e quajtur “Siqill” në Delvinë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë zonë, efektivët e policisë kanë gjetur të fshehur në shkurre katër bidona plastikë brenda të cilëve përmbanin një sasi me lëndë narkotike me peshë totale prej 51 kilogramë.

Lidhur me këtë ngjarje policia ka shpallur në kërkim dy vëllezërit M.H., 24 vjeç dhe R.H., 29 vjeç.

Aktualisht vijojnë hetimet për kapjen dhe arrestimin e autorëve të mësipërm si personat përgjegjës në kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button