Kosova

Lekaj: Zgjedhjet në Kosovë duhet të mbahen sa më parë

Shefi i Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka thënë se zgjedhjet në Kosovë duhet të mbahen sa më parë.

Ai thekson se që nga konstituimi i Qeverisë LDK-PDK, të udhëhequr nga kryeministri Isa Mustafa ka pasur një varg problemesh e dështimesh.

Sipas Lekajt qeveria aktuale ka shkaktuar edhe skandale të shumta dhe serioze, duke iu referuar Marrëveshjes për Asociacionin dhe Marrëveshjes për Demarkacionin.

“Në vendin tonë, për shkak të qeverisjes së keqe e dështake, me mijëra biznese veçanërisht të vogla madje edhe të mesme në vend të funksionimit janë ç’regjistruar dhe mbyllur, duke shkaktuar dhe rritur numrin edhe ashtu jashtëzakonisht të madh të papunëve! Po ashtu edhe investimet e jashtme janë në rënie të vijueshme!”, tha Lekaj.

Sipas shefit të Grupit parlamentar të AAK-së po bëhen dy dekada që nga çlirimi i vendit e gati dekada e parë që nga shpallja e pavarësisë dhe nuk kemi liberalizim për qytetarët e Kosovës, duke mbetur kështu vendi më i izoluar në Evropë.

Ai tha se shkaku esencial i dështimit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës nuk është, kinse, pezullimi i ratifikimit të Marrëveshjes për Demarkacionin, por dështimet qeveritare në fusha të ndryshme, veçanërisht në: harxhimet enorme dhe të panevojshme për numrin jashtëzakonisht të madh të ministrive, bordeve e agjencive; gjendja anarkike e kaotike në sistemin e drejtësisë, në shëndetësi, arsim sikundër në ekonomi; humbja e rasteve gjyqësore të vlerave jashtëzakonisht të larta për shkak të veprimeve pushtetare korruptive; korrupsioni gallopant në të gjitha sferat e jetës shoqërore, ekonomike, politike, arsimore, shëndetësore; dështimi i anëtarësimit të vendit tonë në UNESCO-n; dështimi evident i realizimit të premtimeve megalomane zgjedhore, dështimi për reformimin e sistemit zgjedhor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button