Politika

Lënia e mandateve? Rama i përgjigjet publikisht Ilir Metës

Kryetari i PS-së, Edi Rama është intervistuar nga gazetarët në selinë e PS-së pas mbledhjes së grupit parlamentar. Ai u pyet nëse do të ulet në bisedime me opozitën dhe përsëriti se është i gatshëm, por pa kushte.

Nga ana tjetër u pyet edhe për deklaratën e Ilir Metës se LSI është e gatshme të lërë mandatet për ti dhënë zgjidhje krizës politike.

“Unë e konsideroj qeverinë përgjegjësi jo privilegj. LSI nëse do të heqë dorë nga përgjegjësia për të cilën jemi mandatuar…është në dorën e saj”, u shpreh Rama.

Sipas Kryeministrit, Shqipëri europiane pa gjykata europiane nuk mund të ketë dhe as Shqipëri europiane me kërcënime për dhunë si në kohët e zymta nuk mund të ketë.

Rama tha se jemi gati ti ofrojmë garanci psikologjike opozitës, duke lënë të nënkutuar se rreziku i zgjedhjeve është veç në mendjet e tyre. “Për çdo shqetësim që mund të ketë opzota, për çdo mekanizëm të ri, për tu dhënë atyre garanci psikologjike ne jemi të hapur për dialog. Unë i qendroj asaj që kam thënë se zgjedhjet do të mbahet atëherë kur janë thirrur (18 Qershor) edhe pse ndonjë parti mund të mos jetë gati…”, u shpreh Kryeministri.

Related Articles

Nje koment

  1. Kopeja e hajduterise te Ilir Metes eshte kunder reformes ne drejtesi.Ilir Meta dhe kopeja e tij nuk shpetojne dot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button