🌤️
Tiranë 13°C · Kryesisht kthjellët 07 Tetor 2026
S&P 500 7,802 ▼0.22%
DOW 51,180 ▼0.66%
NASDAQ 27,539 ▼0.22%
NAFTA 88.89 ▼0.61%
ARI 4,136 ▼1.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005
₿ CRYPTO
BTC $83,378 ▼ -2.56% ETH $2,574 ▼ -4.59% XRP $1.4216 ▼ -5.25% SOL $116.1400 ▼ -3.96%
S&P 500 7,802 ▼0.22 % DOW 51,180 ▼0.66 % NASDAQ 27,539 ▼0.22 % NAFTA 88.89 ▼0.61 % ARI 4,136 ▼1.23 % S&P 500 7,802 ▼0.22 % DOW 51,180 ▼0.66 % NASDAQ 27,539 ▼0.22 % NAFTA 88.89 ▼0.61 % ARI 4,136 ▼1.23 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005
07 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Lëvizja Anti-Bixhoz: Dyshime se nuk do të miratohet ligji për kazinotë

Nga Lëvizja Anti bixhoz me rezerva komentojnë draftin e Propozim-ligjit për lojërat e fatit që ditë më parë mori dritë jeshile nga qeveria. Jushi Emërllahu nga lëvizja Anti Bixhoz thotë se për Propozim – ligjin, nuk janë konsultuar aspak as nga Qeveria e as nga komisioni për përpilimin e Ligjit në fjalë.

“Kemi një rezervë se duam të shohim çka do ofrojë ky Ligj. Edhe pse është heq ajo 500 metra vij ajrore dhe e kanë lënë vetëm 500 metra. Përmenden në të vetëm shkollat dhe nuk përmenden objektet fetare. Do të kemi dhe konferencë për shtyp pasi ta konsultojmë Ligjin, por ne do e ndjekim Ligjin edhe pse është bërë pa konsultimin tonë, sepse kërkesa jonë dihet, është tre kilometra larg vendbanimeve”, u shpreh Jushi Emërllai, nga Lëvizja Anti bixhoz.

Edhe pse do të rikthehet në procedurë parlamentare, Lëvizja antibixhoz janë skeptik se ky ligj do të kalojë, apo edhe se ky problem do të gjejë një zgjidhje reale dhe të qëndrueshme.

“Jemi skeptik për atë, edhe pse është përfolur shumë, nuk jemi të sigurt se ky Ligj do kalojë. Nga përvoja dhjetë vjeçare e Lëvizjes, shumë herë është ofruar por asnjëherë nuk është bërë ajo që kanë thënë”, tha Jushi Emërllai, nga Lëvizja Anti bixhoz.

Sipas Lëvizjes Anti bixhoz, zgjidhja më e mirë ligjore, do ishte shembulli i disa shteteve fqinje, apo mbyllja e tërësishme e kazinove dhe lojërave të fatit në vendin tonë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.