🌤️
Tiranë 24°C · Kryesisht kthjellët 21 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 76.54 ▲0.91%
ARI 4,173 ▼1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
₿ CRYPTO
BTC $64,231 ▲ +0.47% ETH $1,736 ▲ +0.38% XRP $1.1465 ▲ +0.29% SOL $74.4400 ▲ +3.65%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 %
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
21 Jun 2026
Breaking
Kosova

Libraria “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të Hermann Hesse

Secila një histori ndryshe nga tjetra.

Secila një histori ndryshe nga tjetra.

Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse tash do të jenë të perkthyer shqip për lexuesit, në sirtarët e Librarisë Dukagjini.

Promovimi i serisë së librave u bë këtë të enjte në qendrën “Agim Lluka” mes mysafirëve vendor e nderkombetarë që qenë prezentë.

Përkthyesja Ana Kove, fillimisht pati përgëzime për Librarin Dukagjini për këtë risi që po sjellë për lexuesit.

“Urime shumë Dukagjinit për këtë sallë, për këtë qendër për këtë mrekulli të themi për lexuesit. Jam njëkohësisht, ne përkthyesit jemi ndonjëherë edhe xheloz edhe xheloze jam që nuk e kemi një sallë kaq të bukur në Tiranë”, ka thënë Kove.

Kove tutje foli përiudhën kur nisi përkthimin e librave të Hesse.

“Përballja me Hessen erdhi shumë vonë, erdhi në vitin 1921 dhe në 1921 unë kisha përkthyer shumë vepra isha përkthyese e më shumë se njëzet veprave letrare. Pra, erdhi bash në kohën ishte gati për të përkthyes Hesse-në sepse përvojat e mija tashmë mund ta përballnin një shkrimtar të dimensionit të Hesse”, ka shtuar Kove.

Lartë veprimtarinë e Hesses e vlerësoi profesori,Naser Mrasori.

“Veprat e tij, fillimisht Hesse nuk u morë shumë seriozisht nga kolegët e tij, sepse ishin vitet e para dhe pastaj me krijmatarinë e tij si duket me jetën e tij, me depresionin e thellë me shpërndarjen siç ai e quan fragmentimin e shpirtit të tij erdhi edhe krijimtaria e tij shumë e fuqishme”, ka thënë Mrasori.

Profesori universitar foli më shumë për përmbajtjen.

Tutje paneli i udhëhequr nga Liridona Bytyqi, diskutuan për krijimtarin e Hesse.

Për nobelistin foli edhe përfaqësuesja nga ambasada gjermane.

“Hermann Hesse është një nga autorët gjermanofon më të lexuar në botë. Ai është përkthyer në më shumë se 60 gjuhë. Dhe çdo përkthim i ri është diçka unike. Nuk është thjesht një transferim fjalësh, por një proces krijues i mendimeve, i gjendjeve shpirtërore dhe, mbi të gjitha, i nuancave kulturore.”

Përshtypjet e tij për librat e autorit i ndau edhe një nga të pranishmit.

“Ujku i Stepës”, “Demiani”, “ Nën rrotë”, janë vetëm tre nga 16 librat që Dukagjini ka sjellë për lexuesit.

– YouTube www.youtube.com

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.