🌤️
Tiranë 36°C · Kryesisht kthjellët 30 August 2026
S&P 500 7,712 ▼0.25%
DOW 53,560 ▼0.02%
NASDAQ 26,402 ▼0.52%
NAFTA 83.40 ▼0.16%
ARI 4,530 ▼2.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110
₿ CRYPTO
BTC $78,175 ▲ +0.62% ETH $2,460 ▲ +0.9% XRP $1.3912 ▲ +0.45% SOL $105.1500 ▲ +1.54%
S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 % S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 %
EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110
30 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

Stojanovska: Radev negociues i vështirë, pa garanca nuk ka ndryshime Kushtetuese

Deputetja e OBRM-PDUKM-së Dafina Stojanovska në intervistë për Alsat akuzoi opozitën se qëllimisht po bllokojnë ligjin për deputetë në Komisionin për Sistem Politik duke dorëzuar qindra amendamente.

Deputetja e OBRM-PDUKM-së Dafina Stojanovska në intervistë për Alsat akuzoi opozitën se qëllimisht po bllokojnë ligjin për deputetë në Komisionin për Sistem Politik duke dorëzuar qindra amendamente.

Stojanovska e pranon se arsyeja kryesore e dorëzimit të ligjit ishta ajo që deputetët e LSDM-së i akuzonin se kanë marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të Bullgarisë. Stojanovska propozon që në debat të kyçet edhe Gjykata Kushtetuese.

“16 amendamente kanë dorëzuar kolegët e Frontit Evropian, 2 nga LSDM dhe mbi 100 nga kolegu Bejxhan Iljas. Të shohim kur do të caktohet vazhdimi i komisionit por ky ligj është prej atyre ligjeve që sipas rregullores së re lejohet “filibustering” apo bllokim të ligjit përmes amendamenteve. Por të shohim kondicionin e kolegëve nga opozita. Sa i përket deklaratës së dhënë para noterit e që u kërkua nga kolegja nga PLD, më së miri do të ishte që kolegja të hapë zyrë noteri në ndonjë prej aeroporteve sepse nuk di të zbresë nga aeroporte. Ne kemi pasur rast kur edhe kandidat për president, mendoj z.Reka në zgjedhjet presidenciale kishte një gjë të tillë por dua të potencoj se “light motive” kishim këtë: të largojmë njollën që na u vendos mbi deputetët tanë. Mirë është të ketë debat publik pse jo të kyçet dhe Gjykata Kushtetuese”, deklaroi Dafina Stojanovska.

Zëvendës koordinatorja e grupit parlamentar të OBRM-PDUKM-së, Dafina Stojanovska, pret nga qeveria e re që pritet të formohet në Bullgari të dërgojnë garanca për Maqedoninë se nuk do të ketë më kërkesa të reja në rrugën e inkuadrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Shprehet se pikërisht Radev ka qenë dhe është negociuesi më i vështirë për Maqedoninë.

“Deri tani ishte i vështirë. Radev ndoshta ishte një nga krijuesit e propozimit bullgar por ne e dimë një gjë se nuk do t’i ndryshojmë qëndrimet tona se nëse nuk marrim garanca të forta ose nëse pala bullgare me kryeministrin e ri fillon të sillet në mënyrë evropiane dhe si shenjë e parë fillon ti zbatojë 14 vendimet e sjella në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut, ndoshta mund të shohim ndonjë dritë në këtë errësirë që kohë të gjatë e kemi nga fqinji lindor. Ne kemi treguar se çfarë garancish kërkojmë, do të thoja se nuk kërkojmë më tepër se sa kërkon Bullgaria. Kërkojmë garanca nga Bullgaria e pas të cilave do të qëndrojë edhe Këshilli Evropian. Pa garanca të tilla nuk e marrim hapin e parë”, tha Stojanovska.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.