🌤️
Tiranë 13°C · Kryesisht kthjellët 17 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 101.02 ▲0%
ARI 4,562 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985 EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985
₿ CRYPTO
BTC $78,341 ▲ +0.04% ETH $2,190 ▲ +0.37% XRP $1.4193 ▲ +0.12% SOL $86.7700 ▼ -0.09%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲0 % ARI 4,562 ▲0 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲0 % ARI 4,562 ▲0 %
EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985 EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985
17 May 2026
Breaking
Politika

Ndarja nga jeta e akademikut Rexhep Qosja, Kuvendi mban minutë heshtje, Peleshi: Kolos i mendimit shqiptar!

Seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë u mbyll me një minutë heshtje në nderim të akademikut të shquar Rexhep Qosja, i cili u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare.

Kryeparlamentari Niko Peleshi mbajti një fjalë të posaçme, duke vlerësuar figurën dhe veprën e Qosjes si një nga mendjet më të mëdha të kombit shqiptar.

Në fjalën e tij, Peleshi u shpreh se,“Sot me respekt ndalemi për të nderuar jetën dhe veprën e akademikut Rexhep Qosja. Sikurse vlerësohet nga studiuesit më të njohur në Shqipëri dhe Kosovë, ai ishte një nga figurat e kombit dhe mendimit shqiptar. Rexhep Qosja ishte padyshim një nga mendjet prodhuese të kombit tonë. Ai ishte kolos intelektual i gjysmës së shekullit të fundit, i cili shkriu në veprën e tij madhore studiuesin e palodhur, historianin e rrallë, kritik të letërsisë me zërin më të fuqishëm të ndërgjegjes sonë kombëtare.”

Peleshi theksoi se kontributi i Qosjes në fushën e letërsisë, historisë dhe identitetit shqiptar është i jashtëzakonshëm.

“Kontributi i tij në fushën e letërsisë, historisë dhe identitetit tonë shqiptar është i jashtëzakonshëm. Për dekada me radhë ai i shërbeu kulturës dhe çështjes kombëtare me përkushtim të palëkundur, duke u bërë referencë e domosdoshme për breza të tërë studiuesish dhe lexuesish. Ai u ka folur shqiptarëve pa kufi, si një zë i vetëm, me gjuhën, veprën dhe mendimin e tij të pavarur prej intelektuali me vetëdije të lartë historike.”

Duke kujtuar rolin e tij gjatë luftës çlirimtare në Kosovë, Peleshi theksoi se, “Si mendimtar publik, Rexhep Qosja nuk reshti kurrë së ngrituri zërin për të vërtetën, drejtësinë dhe dinjitetin kombëtar. Ai mbeti deri në fund një intelektual i angazhuar që e pa dijen si mjet për emancipim dhe përparim shoqëror. Gjatë luftës çlirimtare në Kosovë ai nuk ishte thjesht një vëzhgues, por kontribuoi drejtpërdrejt në çlirimin nga pushtimi. Ai ishte intelektuali që fjalën dhe veprën e tij asnjëherë nuk i ndau nga përgjegjësia kombëtare.”

Kryeparlamentari kujtoi edhe rolin e Qosjes gjatë luftës çlirimtare në Kosovë.

“Gjatë luftës ai nuk ishte thjesht një vëzhgues, por kontribuoi drejtpërdrejt në çlirimin nga pushtimi. Ai ishte intelektuali që fjalën dhe veprën e tij asnjëherë nuk i ndau nga përgjegjësia kombëtare. Rexhep Qosja mbeti deri në fund një intelektual i angazhuar që e pa dijen si mjet për emancipim dhe përparim shoqëror.”

Në përfundim, Peleshi ftoi deputetët të mbajnë një minutë heshtje.

“Për të nderuar kujtimin e akademikut të madh të Kosovës dhe mbarë kombit shqiptar, Rexhep Qosja, dhe për të shprehur si përfaqësues të zgjedhur të popullit shqiptar mirënjohjen tonë për punën e tij të jashtëzakonshme, ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje.”

Deputetët e mazhorancës u ngritën në këmbë për të respektuar këtë moment solemn, ndërsa opozita mungoi, pasi kishte braktisur seancën pak më parë pas përjashtimit të deputetit Luçiano Boçi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.