Liderët opozitarë i përgjigjen pozitivisht ftesës së Kurtit, takohen nesër
Kryeministri Albin Kurti, sot në orët e mbrëmjes, u ka dërguar ftesë partive politike opozitare për një takim.
Tashmë është konfirmuar se në takimin e nesërm të Kryeministrit Albin Kurti, do të marrin pjesë kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Në anën tjetër RTKlive e ka konfirmuar se takimi i kryeministrit Kurti me drejtues të partive opozitare do të mbahet në orën 8:00 në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.
Krasniqi e Haradinaj nesër në takim me Kurtin
Pas kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi i cili konfirmoi se do të marrë pjesë nesër në takimin me opozitën të ftuar nga kryeministri Albin Kurti, edhe nga AAK e konfirmojnë se kryetari i kësaj partie, Ranush Haradinaj, do të marrë pjesë.
“Kryetari Ramush Haradinaj është ftuar për takim nga Kryeministri Kurti, për të martën në mëngjes, për të diskutuar zhvillimet në vend, veçanërisht atyre në veriun e vendit”, deklaroi Lulëzim Blaka, drejtor për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun në AAK.
“Konfirmoj se Haradinaj do të merr pjesë në këtë takim”, tha Blaka për RTKlive.
Ftesa Kurtit për takim me opozitën për nesër paradite
Kryeministri Albin Kurti sonte u ka bërë ftesë krerëve të tri partive opozitare parlamentare, PDK, LDK, AAK për takim për nesër paradite.
Burime nga Zyra e Kryeministrit bëjnë të ditur se Albin Kurti u ka dërguar ftesë liderit të PDK-së Memli Krasniqi, atij të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe të AAK-së Ramush Haradinaj për takim të martën.
Po ashtu, burime të RTKlive brenda PDK-së, kanë konfirmuar se kreu i PDK-së Memli Krasnjqi, ka konfirmuar pjesmarrjen në takim me kryeministrin Kurti.
Kjo ftesë e ky takim mbahet në kohën kur në veri, situata politike dhe e sigurisë kanë ndryshuar.
Kjo pas vendimit të Qeverisë për zbatim të vendimit për targa të automjeteve dhe në anën tjetër të bojkotimit të institucioneve nga ana e serbëve të Kosovës, raporton RTKlive.
Përndryshe, gjatë ditës, kanë reaguar PDK e AAK. E para ka kërkuar bashkëpunim kurseedyta ka akuzuar kryeministrin Kurti për marrje të vendimeve, që sipas saj, janë jo në koordinim me miqtë ndërkombëtarë të Kosovës.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi sot i ka dërguar letër kryeministrit Albin Kurti, për situatën në pjesën veriore të Kosovës, duke i shprehur gatishmërinë e PDK-së për të komunikuar dhe harmonizuar veprimet e institucioneve në vazhdimin e ushtrimit të sovranitetit në çdo pjesë të territorit të vendit.
Në letrën e tij, lideri i Opozitës, Memli Krasniqi, ka thënë se situata në pjesën veriore është shqetësuese, me rrezik të përshkallëzimit, ndërsa epilogu nuk është i qartë. Andaj, sipas tij, një koordinim i Qeverisë me Opozitën dhe harmonizimi i veprimeve institucionale me partnerët ndërkombëtarë është i domosdoshëm.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, doli sot në konferencë për media, për të folur lidhur me situatën e fundit në vend.
Ai deklaroi se Serbia dhe satelitët e saj, skenar e kanë dështimin e marrëveshjes tashmë të njohur si plani ‘franko- gjerman’, që në permbajtje e ka njohjen e Kosovës nga Serbia.
“Këtë skenar po e ndihmon Albin Kurti, kryeministri i Kosovës”, tha kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Ai deklaroi se SHBA-ja, duke e ditur skenarin e Serbisë që ka për qëllim dështimin e marrëveshjes dhe destablizimin e vendit, i ka kërkuar kryeminsitrit që të shtyjë këtë vendim për targat, edhe për dhjetë muaj.
Kryeministri Kurti fton opozitën për nesër në takim
Në këtë ftesë të konfirnuar nga burime të RTKlive, dërguar në adresë të PDK-së, LDK-së e AAK-së, këto parti ftohen për takim për ditën e martë.