Bota

Lidhja Arabe drejt krijimit të një force antiterroriste të ndërhyrjes së shpejtë

Lidhja Arabe njoftoi sot në një takim të jashtëzakonshëm kushtuar çështjes palestineze se po studjonte mundësinë e krijimit të një force antiterroriste të ndërhyrjes së shpejtë.

aa288Sipas një deklarate të lexuar nga sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Arabe, Nabil el-Arabi, në takimin e zhvilluar sot në kryeqytetin egjiptian, Kajro, mundësia e krijimit të një force të ndërhyrjes së shpejtë kundër terrorizmit është konform të ashtuquajturit Traktati Arab për Mbrojtjen e Përbashkët, i nënshkruar në vitin 1950.

El-Arabi kërkoi zhvillimin edhe të një takimi tjetër të jashtëzakonshëm të Këshillit të Mbrojtjes Arabe për të ekzaminuar mekanizmat e nevojshme për krijimin e kësaj force të ndërhyrjes së shpejtë si edhe kuadrin juridik.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button