Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.58 ▲1.95%
ARI 4,560 ▲0.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,460 ▲ +1.31% ETH $2,054 ▲ +2.76% XRP $1.3538 ▲ +1.31% SOL $84.1600 ▲ +2.31%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.58 ▲1.95 % ARI 4,560 ▲0.78 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.58 ▲1.95 % ARI 4,560 ▲0.78 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Kronika

‘Ligjet’, shumica voton e vetme kandidaturat e saj për KQZ, replika

Komisioni i Ligjeve ka zhvilluar sot një seancë dëgjimore me kandidatët e përzgjedhur nga shumica, PS dhe LSI si anëtarë të KQZ-së, të cilat i ka votuar më pas. Tre kandidaturat morën vetëm votat e shumicës, pasi përfaqësuesit e PD-së Halimi, Ristani dhe Ndoka u larguan nga mbledhja, duke mos marrë pjesë në votim.

04Gjatë fjalës së tij, Denar Biba, i cili edhe më herët ka qenë anëtar i KQZ-së deklaroi se atëherë e dha dorëheqjen në një situatë ku kishte trysni politike.

I pyetur nga Arben Ristani nëse do rrinte në këtë detyrë, Biba u shpreh: “Ju jap garancinë që do respektoj ligjin dhe Kushtetutën”.

Relatori Blendi Klosi ka deklaruar se të 3 kandidatët plotësojnë kushtet dhe kriteret e ligjit.

Ndërsa deputeti i LSI-së, Spartak Braho u shpreh kundër përbërjes së KQZ-së.

“Përbërja 4 me 3 për opozitën është e gabuar”.

Arben Ristani i PD-së doli kundër kandidatëve duke thënë se Biba dhe Jorgaqi nuk plotësojnë kriteret.

“Biba ka braktisur detyrën duke shkelur ligjin, ndërsa Jorgaqi solli CV të rreme për anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Jorgaqi ka gënjyer para Parlamentit”.

Në replikë deputeti i PS-së Armando Subashi e quajti të pamoralshëm qendrimin e PD. Sipas tij, “PD me anëtarët e saj e Ristanin vodhën zgjedhjet”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.