⛅
Tiranë 8°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,655 ▼ -0.13% ETH $2,228 ▲ +0.07% XRP $1.1557 ▼ -1.53% SOL $88.9900 ▼ -0.89%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Sporti

Ligue 1/ Më pranë titullit, PSG mund Nantes, thellohet diferenca me ndjekësit

Paris Saint-Germain rikthehet bindshëm te fitorja dhe dërgon një mesazh të qartë në garën për titull në Ligue 1. Kryeqytetasit triumfuan 3-0 ndaj FC Nantes, në sfidën e prapambetur të javës së 26 të kampionatit francez, duke u shkëputur me katër pikë në krye, përpara RC Lens. Pas humbjes ndaj Olympique Lyonnais, skuadra e drejtuar […]

Paris Saint-Germain rikthehet bindshëm te fitorja dhe dërgon një mesazh të qartë në garën për titull në Ligue 1. Kryeqytetasit triumfuan 3-0 ndaj FC Nantes, në sfidën e prapambetur të javës së 26 të kampionatit francez, duke u shkëputur me katër pikë në krye, përpara RC Lens.

Pas humbjes ndaj Olympique Lyonnais, skuadra e drejtuar nga Luis Enrique reagoi në mënyrën më të mirë të mundshme. PSG e nisi vrullshëm sfidën dhe zhbllokoi rezultatin në minutën e 15-të, kur pas një rishikimi me VAR, u akordua penallti për prekje të topit me dorë. Nga pika e bardhë, Khvicha Kvaratskhelia nuk gaboi, duke kaluar vendasit në avantazh.

Nantes u përpoq të reagojë dhe madje gjeti rrugën e rrjetës në mesin e pjesës së parë, por goli u anulua për faull në ndërtimin e aksionit. Pak minuta më vonë, PSG godet sërish: Achraf Hakimi shpërthen nga krahu dhe shërben për Désiré Doué, i cili realizon një supergol nga një kënd i vështirë për 2-0.

Në pjesën e dytë, dominimi i parizienëve vazhdoi. Sërish protagonist Kvaratskhelia, i cili depërton bukur në zonë dhe shënon golin e tretë, duke vulosur praktikisht fatin e takimit.

PSG ishte pranë edhe golit të katërt, me Hakimi që provoi nga distanca dhe me Kvaratskhelia që goditi traversën në tentativën për të kompletuar “hat-trick”-un. Edhe Fabián Ruiz iu afrua golit, por shtylla i mohoi festën.

Në përfundim, një fitore e pastër dhe autoritare për PSG, që forcon pozitat në krye dhe afrohet me titullin e 14-të kampion.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.