Kosova

Limaj: Protestat vazhdojnë, 9 janari ishte kthesa e madhe

Fatmir Limaj, kryetar i NISMA për Kosovën, në një tubim të subjekteve opozitare, ka thënë se më 9 janar populli i Kosovës ka treguar se nuk do të qeveriset nga shkelësit e Kushtetutës,

“Nëntë janari, dita dhe momenti i kthesës së madhe në Kosovë – vuri në lëvizje popullin dhe qytetarët e Kosovës”, tha Limaj,  njofton Klan Kosova.

Lideri i NISMA-s, tha se Kosova nuk lejon më që të qeveriset nga shkelësit e Kushtetutës.

“Ne duhet të vazhdojmë që të mobilizohemi, të zhvillojmë, të bashkëbisedojmë që të jemi edhe më shumë. Kjo frymë e re në Kosovë i kalon kornizat partiake. Është fryma e një Kosove të re dhe të dinjitetshme”, tha ai.

“Koha e mashtruesve ka përfunduar. Ne nuk përndjekim njerëz, ashtu siç kanë bërë të tjerët. Të bashkuar ne vazhdojmë rrugën tonë. Nuk ka askush që mund të na pengojë”.

“Nuk ka fyerje më të madhe sesa kur ministri i Jashtëm i vendit i identifikon mijëra njerëz me organizatën më të urryer në botë (ISIS)”, tha Limaj.

“Ne do të vazhdojmë me protesta paqësore deri në largimin e kësaj qeverie që ka shkelur Kushtetutën e Kosovës”, tha ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button