Linjë e re tragetesh që lidh të gjithë ishujt Jonianë, inaugurohet më 1 Maj
Kjo linjë do të jetë në shërbim vetëm për disa muaj, por të paktën banorët e Jonit dhe turistët që do të vizitojnë ishujt gjatë muajve të verës do të jenë në gjendje të ndihen më pak të izoluar dhe do të kenë shans të shkojnë nga ishulli në ishull.
Ministri Grek i transportit Panagiotis Kouroumblis njoftoi shërbimin e ri të trageteve në Konferencën e Zhvillimit Rajonal të ishujve Jon, raporton agjencia greke ANA-MPA.
“Lidhja e ishujve Jonianë do të jetë një realitet i ri që do t’i japë fund izolimit midis ishujve që i përkasin të njëjtit rajon. Linja e re e rrugës detare do të lidhet me tragetin “High Speed Azimut Joy Cruises”.
Anija 30 metra e gjatë mund të mbajë deri në 260 pasagjerë.
Ishujt që do të lidhen janë “Korfuzi me Paxhin, Lefkadën, Ithaka, Cephallonia dhe Zakynthos çdo të hënë, të mërkurë dhe të premte dhe anasjelltas të martën, të enjten dhe të shtunën”.