Politika

Lista e kandidatëve të LSI-së për Tiranën, Meta: Manjani refuzoi

Kreu i LSI-së Ilir Meta, në një deklaratë për mediat bëri me dije emrat e kandidatëve për deputetë në qarkun e Tiranës. Lista e kryeqytetit udhëhiqet nga ministrja e Integrimit Klajda Gjosha. Vihet re që në listë ka shumë të rinj, të cilët sipas Metës janë e ardhmja.

Në total janë 36 kandidatë, 19 prej të cilëve janë nga LRI. “Në krye të listës për Tiranën është Klajda Gjosha. Numri dy është Kejdi Mehmetaj. Numri tre është Florida Kërpaçi.

Kreu i LSI-së ka komentuar dhe çështjen e kandidimit të Ylli Manjanit. “Unë nuk komunikoj me statusin, aq më tepër me anëtarë të kryesisë së LSI. Komunikoj në mënyrë institucionale.Manjani ka qenë në listë. Nuk ka pranuar të jetë në listë. Është i respektuar në zgjedhjen e tij. Listat i bëjnë forumet e LSI, unë vazhdoj të jem kryetar i LSI-së deri në mbrëmje. Secili mund të paraqesë shqetësimin e tij. Të rinjtë janë të parët me LSI”.

Më herët, ish-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka refuzuar kandidimin. Arsyet i ka shpjeguar vetë Manjani në një postim në ‘Twitter’.

“Jam propozuar për listë e jo për deputet! LSI vijoj t’i jem mirënjohës, por politika bëhet edhe si qytetar i lirë! Këtë kam bërë gjithmonë!”

Kandidatët e LSI në Tiranë

Klajda Gjosha

Kejdi Mehmetaj

Floida Kërpaçi

Indrit Brahimllari

Luan Rama

Kledi Pojana

Ardit Çela

Eriona Xhixho

Ylli Shehu

Edmond Rrushi

Ralf Gjoni

Rea Kotani

Adela Karapici

Petrit Vargu

Related Articles

Nje koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button