🌤️
Tiranë 11°C · Kryesisht kthjellët 18 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,700 ▲ +0.11% ETH $2,412 ▼ -0.81% XRP $1.2971 ▼ -1.02% SOL $103.5600 ▼ -1.27%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
18 Tet 2026
Breaking
Kosova

Lista Serbe vazhdon narrativën e Beogradit, pretendon se vendimi për Banjskën është “hakmarrje” ndaj serbëve

Lista Serbe ka vazhduar narrativën e njohur të Beogradit për ngjarjet në Banjskë, duke pretenduar se vendimi gjyqësor me dy burgime të përjetshme dhe një dënim prej 30 vjetësh burgim për pjesëmarrës në sulm përbën “hakmarrje” që, sipas saj, rrezikon më tej sigurinë dhe të drejtat e popullit serb në Kosovë.

Në reagimin e saj, Lista Serbe e cilësoi vendimin si politik dhe të pabazuar në prova, duke pretenduar se përgjegjësia individuale e të dënuarve nuk është përcaktuar qartë dhe se procesi nuk ka përmbushur standardet e një gjykimi të drejtë.

Sipas deklaratës, vendimi nuk sjell drejtësi, por thellon, siç u tha, pasigurinë dhe mosbesimin e komunitetit serb ndaj institucioneve të Kosovës.

Duke përdorur formulime që përsërisin linjën politike të Beogradit, Lista Serbe pretendoi se akuzat për terrorizëm dhe krim po përdoren padrejtësisht ndaj serbëve në Kosovë, ndërsa e paraqiti aktgjykimin si një veprim me motive hakmarrjeje.

Partia kërkoi reagim nga bashkësia ndërkombëtare, duke pretenduar se gjykatat e Kosovës nuk po veprojnë mbi bazën e ligjit dhe drejtësisë dhe se serbëve nuk u garantohet një proces i drejtë gjyqësor.

Në reagim, Lista Serbe kërkoi gjithashtu që çdo procedurë ankese të trajtohet nga një panel me shumicë gjyqtarësh serbë, duke iu referuar marrëveshjeve për gjyqësorin.

Deklarata shihet si vazhdim i narrativës së promovuar prej kohësh nga Beogradi, e cila tenton t’i paraqesë veprimet e institucioneve të Kosovës si të motivuara politikisht dhe procedurat ndaj personave të lidhur me sulmin në Banjskë si presion ndaj komunitetit serb.

Institucionet e Kosovës e kanë cilësuar sulmin në Banjskë si akt terrorist dhe e kanë trajtuar rastin në kuadër të procedurave penale për terrorizëm dhe krim të organizuar./The Geopost/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.