🌤️
Tiranë 15°C · Kryesisht kthjellët 16 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.33%
DOW 52,178 ▲1.08%
NASDAQ 26,713 ▲0.08%
NAFTA 95.89 ▼0.63%
ARI 4,210 ▲0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
₿ CRYPTO
BTC $82,144 ▲ +1.04% ETH $2,451 ▲ +3.19% XRP $1.3381 ▲ +2.29% SOL $106.1800 ▲ +3.46%
S&P 500 7,744 ▲0.33 % DOW 52,178 ▲1.08 % NASDAQ 26,713 ▲0.08 % NAFTA 95.89 ▼0.63 % ARI 4,210 ▲0.94 % S&P 500 7,744 ▲0.33 % DOW 52,178 ▲1.08 % NASDAQ 26,713 ▲0.08 % NAFTA 95.89 ▼0.63 % ARI 4,210 ▲0.94 %
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
16 Tet 2026
Breaking
Kosova

Rashiq për Vuçiqin dhe Radoiçiqin: Mosreagimi i presidentit serb tregon sa të ndërlidhur janë

Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, duke komentuar në “Përballje Podcast” në Telegrafi për rolin e Beogradit në zhvillimet politike te komuniteti serb në Kosovë, ka përmendur edhe aspektin financiar që po përdoret për të intimiduar serbët në Kosovë që nuk e përkrahin Listën Serbe.

Ai ka ndërlidhur edhe raportin mes presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe Milan Radoiçiqit.

“Aty do të përdoren të gjitha mjetet zyrtare dhe jo zyrtare, dhe ju e dini kush e udhëheq krejt këtë proces dhe dhe nga vijnë krejt këto financa…”, ka shtuar Rashiq shkruan Telegrafi.

Ndryshe Radoiciq ishte ish nënkryetar i Listës Serbe dhe përgjegjësi kryesor për sulmin në Bansjkë.

Gjatë diskutimit për presionin ndaj serbëve që nuk mbështesin Listën Serbe, Rashiq tha se heshtja dhe mungesa e reagimit nga Vuçiqi për situatën e largimeve dhe presioneve të serbëve në Kosovë tregon shumë për raportin mes tyre.

“Mosreagimi i Vuçiqit, çka tregon? Tregon se sa të ndërlidhur janë ata dy persona”, deklaroi Rashiq, shkruan Telegrafi.

Ai tha se në rrethana të tilla, mungesa e reagimit të qartë nga Beogradi, por edhe nga Bashkimi Evropian dhe shtete të ndryshme evropiane, e bën edhe më të vështirë situatën për serbët që mendojnë ndryshe në Kosovë.

“Kur nuk keni as reagim, as ndonjë formë të qartë nga Bashkimi Evropian apo shtetet e ndryshme të Bashkimit Evropian, as edhe një letër apo thirrje që procesi zgjedhor të jetë i lirë dhe të mos interferohet, atëherë ju e kuptoni me çfarë fuqie të madhe po ballafaqoheni”, tha ai.

– YouTube youtu.be

Rashiq shtoi se përballë një presioni të tillë nuk ka shumë opsione, por sipas tij, ai nuk do të tërhiqet nga parimet e tij politike.

“Cilin opsion e kam? Nuk kam prapa. Unë po vazhdoj për shkak të parimeve të mia, të cilat i kam zhvilluar gjatë 20 viteve të fundit”, u shpreh Rashiq.

Ai theksoi se toleranca dhe bashkëjetesa janë e vetmja rrugë për të ardhmen e komuniteteve në Kosovë.

“Toleranca dhe bashkëjetesa janë e vetmja mënyrë, nuk ka mënyrë tjetër”, deklaroi ai.

Sipas Rashiqit, problemi qëndron te qasja e Beogradit ndaj zërave serbë që mendojnë ndryshe nga Lista Serbe dhe politika zyrtare e Serbisë.

“Tash vjen një radikal ekstrem, një diktator, i cili konsideron se kushdo që mendon ndryshe duhet të përfundojë”, tha Rashiq.

Rashiq tha se presioni ndaj tij dhe partisë së tij është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të ruajtur kontrollin politik mbi komunitetin serb në Kosovë dhe për të mos lejuar pluralizëm brenda këtij komuniteti. /Telegrafi/.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.