🌧️
Tiranë 16°C · Shi i lehtë 08 May 2026
S&P 500 7,399 ▲0.84%
DOW 49,609 ▲0.02%
NASDAQ 26,247 ▲1.71%
NAFTA 94.80 ▼0.01%
ARI 4,734 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1745 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5261 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.2159 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1745 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5261 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.2159 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6028
₿ CRYPTO
BTC $80,161 ▼ -0.1% ETH $2,313 ▲ +0.65% XRP $1.4160 ▲ +1.84% SOL $92.3500 ▲ +4.21%
S&P 500 7,399 ▲0.84 % DOW 49,609 ▲0.02 % NASDAQ 26,247 ▲1.71 % NAFTA 94.80 ▼0.01 % ARI 4,734 ▲0.49 % S&P 500 7,399 ▲0.84 % DOW 49,609 ▲0.02 % NASDAQ 26,247 ▲1.71 % NAFTA 94.80 ▼0.01 % ARI 4,734 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1745 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5261 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.2159 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1745 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5261 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.2159 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6028
08 May 2026
Breaking
Politika

LIVE- Protesta tensionohet te Ministria e Brendshme, hidhet gaz lotsjellës dhe ujë nga policia! Protestuesit konfrotohen me uniformat

Protesta e opozitës para Kryeministrisë është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë. Gjatë tubimit janë hedhur molotovë dhe mjete piroteknike në drejtim të efektivëve, ndërsa policia është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u nis nga selia blu drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku opozita kishte thirrur protestën që nisi në orën 19:00. Tubimi ishte paralajmëruar si marshim pa fjalime dhe me kohëzgjatje deri në orën 22:00.

Për garantimin e rendit dhe sigurisë, në terren janë angazhuar rreth 1500 punonjës policie, ndërsa masat e sigurisë kanë qenë të shumta në të gjithë zonën përreth Kryeministrisë dhe institucioneve kryesore.

Policia e Tiranës kishte njoftuar më herët bllokimin e disa akseve kryesore rrugore. Që prej mesnatës së të enjtes është ndaluar qarkullimi dhe parkimi në segmentin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” nga “Ura e Dajtit” deri te rruga “Ismail Qemali”. Ndërkohë, nga ora 15:00 e së premtes u bllokua edhe lëvizja në pjesën nga Ministria e Brendshme deri në sheshin “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Në terren ka qenë edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, i cili ka ndjekur nga afër zbatimin e planit të masave dhe situatën gjatë protestës.

Marshimi i qytetarëve nga Kryeministria drejt Ministrisë së Brendshme ka agravuar në tensione. Siç shihet edhe nga pamjet, protestuesit kanë hedhur molotov ndërsa policia është kundërpërgjigjur me gazlotsjellës.

Protestuesit në tentativë për t’u mbrojtur nga gazilotsjellës kanë përdorur çadrat e tyre duke i përdorur si mburojë. Marshimi nisi pa incidente ndërsa pas disa çastesh përplasjesh situata duket sërish e qetë.

Marshimi i opozitës ka nisur teksa kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë nga selia për të startuar tubimin i cili ishte njoftuar të niste që në orën 19:00. Marshimi nisi me disa minuta më vonë nga ora e cila njoftuar të niste.

Berisha së bashku me mbështetësit dhe qytetarët është nisur nga selia drejt Kryeministrisë ku do të zhvillohet protesta.

Drejtori i Përgjithshëm i Policia e Shtetit, Skënder Hita, ka inspektuar masat e marra për mbarëvajtjen e një tubimi publik.

Gjatë inspektimit, ai ka kërkuar nga grupi i menaxhimit të shërbimeve policore të angazhuara në terren që të ruajnë qetësinë dhe të tregojnë profesionalizëm në garantimin e rendit dhe sigurisë.

Ai ka theksuar rëndësinë e koordinimit të forcave policore dhe reagimit të kujdesshëm për të shmangur çdo incident gjatë zhvillimit të aktivitetit, duke siguruar që tubimi të zhvillohet në mënyrë të qetë dhe të organizuar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.