☁️
Tiranë 21°C · Vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 99.41 ▲2.33%
ARI 4,085 ▼1.56%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,693 ▼ -2.31% ETH $2,401 ▼ -2.85% XRP $1.3247 ▼ -2.45% SOL $104.3300 ▼ -2.55%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.41 ▲2.33 % ARI 4,085 ▼1.56 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.41 ▲2.33 % ARI 4,085 ▼1.56 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Politika

“Kam një amanet, mos harroni…”, porosia e Ruçit në 35-vjetorin e PS-së për deputetët dhe drejtuesit socialistë

Ish-kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, në 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Tiranë, u dha një një porosi drejtuesve socialistë dhe deputetëve.

“Pa pikë modestie do të thoja se kjo mirënjohje nuk është për mua, as për shokët e mi, se mirënjohja më e madhe ishin ai besim që na dhanë socialistët në vite për të qenë përfaqësues të tyre. Prandaj mirënjohja ime është për çdo socialist, për çdo votues të PS-së, për çdo drejtues, e kryetarë ndër vite, për çdo deputet të PS. Mirënjohja shkon për Kryesinë e PS-së, për Këshillin Kombëtar, për Grupin Parlamentar, për qeverisjen e PS-së.

Në këtë 35 vjetor kur shohim PS-në në pikëpamje numerike, jo vetëm që nuk është rrudhur, por përkundrazi është shtuar, kurse në pikëpamjen moshore, ndërsa vitet e PS-së rriten, vitet e anëtarësisë zvogëlohen si rezultat i prurjeve të reja. Në aspektin gjinor, ne mrekullohemi, kur e nisëm kishim vetëm një anëtare Kryesie, por sot 50% e anëtareve të Kryesisë janë shoqe, gra dhe vajza. Janë bashkëkryetare kudo. Prandaj ne nga kjo mrekullohemi dhe jemi shpresëplotë që PS-ja sot është më vitale, më e fortë, më progresive dhe mandati i 4 është pak, ajo sigurisht do të sigurojë dhe mandatin e 5.

Prandaj një mesazh, amanet apo merak, quajeni si të doni, për drejtuesit e rinj të Kryesisë, Asamblesë, deputetët e kryetarët e Bashkive do të kisha dy gjëra, e para duajeni dhe mos harroni anëtarin e thjeshtë të PS, duajeni, respektojeni votuesin e PS. Gjendjuni në gëzime dhe hidhërime, në mos ia zgjidhni hallin, qajani atija, miqtë e mi, mos e humbisni kontaktin dhe komunikimi me anëtarët e simpatizantë të PS-së.

Këto kontakte dhe kjo lidhje shpirtërore, e anëtarit dhe simpatizantit, është si puna e gjuhëve të huaja, po e le një ditë të le një javë, po e le një muaj të lë një vit, po e lë një vit të le për tërë jetën si puna ime. Kështu është edhe anëtarësia në parti, kështu është edhe votuesi. E fundit, apel që kam, por jo më pak e rëndësishmja, mbështesni vizionin e Edi Ramës për Shqipërinë 2030. Mbështesni ambicien e Edi Ramës për integrimin në BE. Mbështesni energjitë e Edi Ramës për të qeverisur Shqipërinë akoma më mirë. Mbështesni përkushtimin dhe vendosmërinë e Edi Ramës”, tha Ruçi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.