☁️
Tiranë 21°C · Vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 99.41 ▲2.33%
ARI 4,085 ▼1.56%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,693 ▼ -2.31% ETH $2,401 ▼ -2.85% XRP $1.3247 ▼ -2.45% SOL $104.3300 ▼ -2.55%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.41 ▲2.33 % ARI 4,085 ▼1.56 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.41 ▲2.33 % ARI 4,085 ▼1.56 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Politika

“35 vite fytyra e ngrysur”/ Rama për Gramoz Ruçin: Është kryepatronazhisti i partisë! Asnjë nuk e arrin dot atë që a

Në përvjetorin e themelimit të PS në Tiranë, Kryeministri Edi Rama foli për Gramoz Ruçin.

Ai nuk i kurseu elozhet për ish-kryetarin e Parlamentit, duke e quajtur atë kryepatronazhistin e Partisë Socialiste.

“Nuk dua t’ju mbaj gjatë. E hoqa fjalimin, e hoqa foltoren. Jam këtu për të thënë disa fjalë. Dua ta nis me frymëzimin që më dha dalja e Gramozit (Ruçit) këtu, që më kujtoi një fjalë të legjendarit Fate Velaj, i cili kur u bë deputet i PS, pas ca kohësh tha: ‘Çfarë misteri është me këtë njeri? 35 vite në maj, 35 vite me fytyrën e ngrysur’. I thashë unë: ‘Si e shpjegon ti?’ ‘Duhet të jetë profesion më vete, se ne nuk na ndjek njeri nga mbrapa siç ndjekin këtë’, tha.

Unë dua të shtoj më shumë, sepse nuk është vetëm i ngrysur. 35 vjet, Facebook jo, Instagram jo, TikTok jo e jo. Qëkur ka dalë telefoni celular, akoma s’ka bërë një SMS tani që flasim. I punon telefoni vetëm në marrjen e SMS-ve. Plus kësaj, 35 vite, intervista në media ka dhënë 3 vite e gjysmë. Kjo e ka shpjegimin te telefoni, se askush nga ne nuk ka të gjitha kontaktet që ka Gramozi, nga veriu në jug, nga ditët para themelimit, pas themelimit, gjatë themelimit.

Asnjë nuk e arrin dot atë që Gramozi ka bërë dhe vazhdon të bëjë edhe sot, që jo vetëm i përgjigjet çdo njeriu, jo me SMS, është kuadër i vjetër, mos lër gjurmë, por me telefon një për një, ata shkruajnë, ai përgjigjet. Po të mbledhësh rrugët e Gramozit për vaki, për ngushëllime e për dasma, e për pagëzime, janë të panumërta.

Pra, ajo që Fate Velaj nuk e kuptonte dot dhe shumëkush që nuk e kuptojnë si funksionon Gramozi, është fakti që Gramozi është kryepatronazhisti i PS. E kam thënë përpara dhe e përsëris sot, unë çmoj punën e të gjithëve, por mbi të gjitha çmoj punën e patronazhistëve”, tha ndër të tjera Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.