Kronika
Llalla kërkon heqjen e mandatit për dy kryebashkiakë socialistë
Kryeprokurori Adriatik Llalla ka njoftuar se ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve heqjen e mandatit për dy kryetar bashkie.
Llalla ka thënë se ka kërkuar heqjen e mandatit për kryebashkiakun e Tepelenës Tërmet Peçi dhe kryebashkiakun e Poliçanit Adriatik Zotkaj.
Peçi dhe Zotkaj janë zgjedhur si kandidatë të PS-së në krye të bashkive, ndërsa emrat e tyre janë përfolur shpesh për t’u prekur nga dekriminalizimi.