🌫️
Tiranë 4°C · Mjegull 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,712 ▲ +1.03% ETH $2,007 ▲ +1.01% XRP $1.3368 ▲ +0.93% SOL $82.6900 ▲ +0.17%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Kronika

Llalla: Pjesëmarrësit e puçit në Turqi janë në Shqipëri, po hetojmë

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla gjatë konferencës së sotme me homologët evropianë, ka bërë një deklaratë të fortë, lidhur me puçin e dështuar në Turqi korrikun e vitit të kaluar. Në një deklaratë për mediat ai tha se personat pjesëmarrës në puçin e organizuar në Turqi fshihen në Shqipëri. “Ne po bëjmë verifikime, do hetohen edhe bizneset. Janë vënë në dispozicion informacione konkrete. Shqetësimi kryesor i qeverisë turke aktualisht është hetimi i rasteve të ngjarjeve të vitit të kaluar.

Prokuroria turke kërkoi bashkëpunim të mëtejshëm me strukturat e Prokurorisë shqiptare për të vënë në dispozicion hetimet në rastet që ata dyshojnë se elementë të përfshirë në këtë grusht shtetit mund të fshihen edhe në Shqipëri. Këto janë në proces hetimi, të dhënat janë paraprake, pritet verifikimi i tyre në kuadër të bashkëpunimit do të vlerësohet do të vihen në dispozicion të medias apo do të kalojnë direkt në autoritetet përkatëse”, u shpreh Llalla.

Pak ditë më parë alarmin Prokurori i Përgjithshëm i Turqisë, Mehmet Akarca, në një  takim me homologun e tij shqiptar Adriatik Llalla,  ka kërkuar hetime për këta persona. “Prokurori i Përgjithshëm i Turqisë, Akarca kërkoi bashkëpunimin e autoriteteve shqiptare për hetimin e disa prej personave të përfshirë në ngjarjet e 15 Korrikut 2016 në Turqi, për të cilët institucionet ligjzbatuese turke kanë dyshime se strehohen në Shqipëri”, thuhet ne njoftimin zyrtar te shpërndarë për mediat.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.