☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,603 ▲1.14%
DOW 46,757 ▲0.9%
NASDAQ 21,948 ▲1.65%
NAFTA 99.52 ▼1.83%
ARI 4,814 ▲2.9%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,385 ▲ +0.93% ETH $2,139 ▲ +1.8% XRP $1.3532 ▲ +1.45% SOL $84.6500 ▲ +2.48%
S&P 500 6,603 ▲1.14 % DOW 46,757 ▲0.9 % NASDAQ 21,948 ▲1.65 % NAFTA 99.52 ▼1.83 % ARI 4,814 ▲2.9 % S&P 500 6,603 ▲1.14 % DOW 46,757 ▲0.9 % NASDAQ 21,948 ▲1.65 % NAFTA 99.52 ▼1.83 % ARI 4,814 ▲2.9 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Bota

Londra bashkon 35 vende për sigurinë në Ngushticën e Hormuzit

Britania e Madhe do të organizojë këtë javë një takim me rreth 35 vende që janë të gatshme të angazhohen për rikthimin dhe garantimin e sigurisë së transportit detar në Ngushticën e Hormuzit, njoftoi sot kryeministri britanik, Keir Starmer.

“Britania e Madhe ka bashkuar tashmë 35 vende rreth qëllimit tonë për të vepruar së bashku për sigurinë detare në Gji. Këtë jave, sekretarja  e Jashtme do të presë për herë të parë një takim të këtyre vendeve”, deklaroi Starmer gjatë një konference për shtyp në Downing Street.

“Në takim do të vlerësohen të gjitha masat diplomatike dhe politike të mundshme që mund të ndërmerren për të rikthyer lirinë e lundrimit, për të garantuar sigurinë e anijeve dhe marinarëve dhe për të rifilluar qarkullimin e mallrave jetike”, shtoi Starmer.

Ngushtica e Hormuzit konsiderohet një nga pikat më strategjike në botë për tregtinë e naftës, pasi një pjesë e madhe e eksportit global kalon përmes saj, duke e bërë stabilitetin në këtë zonë jetik për ekonominë ndërkombëtare./  /Ad.Ab./ a.jor.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.