☁️
Tiranë 10°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.48 ▼1.58%
ARI 3,908 ▲0.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,124 ▲ +0.6% ETH $2,274 ▲ +0.64% XRP $1.2456 ▼ -0.78% SOL $94.2000 ▼ -1.61%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.48 ▼1.58 % ARI 3,908 ▲0.23 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.48 ▼1.58 % ARI 3,908 ▲0.23 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

LSDM, Mickoskit: Kushti themelor për vazhdimin e negociatave me BE-në është përfshirja e pakicave në Kushtetutë

LSDM sot ka akuzuar kryeministrin, Hristijan Mickoskin se po kërkon alibi për mos përmbushjen e axhendës së reformave të BE-së.Nga atje thonë se Hristijan Mickoski sot po përpiqet përsëri t’ia hedhë fajin për mosfunksionimin e tij LSDM-së.

“Realiteti është si më poshtë: Ai vetë e shfuqizoi Qeverinë Teknike; ai tha se “nuk ka nevojë për LSDM-në; ai premtoi se deri më 1 qershor do të përfundonte të gjitha pikat e Axhendës së Reformës.

Tani, kur nuk ka arritur të përmbushë asgjë, ai përsëri po kërkon “arsye nga LSDM-ja”.

Kushti themelor për vazhdimin e negociatave me BE-në është përfshirja e pakicave në Kushtetutë.

Pa këtë – nuk ka përparim drejt BE-së, as negociata, asgjë.

Mickoski nuk do t’i përfundojë reformat sepse nuk dëshiron t’i përfundojë ato. Ai nuk dëshiron një gjyqësor të pavarur, nuk dëshiron një Prokurori Publike Evropiane dhe nuk dëshiron të përmbushë kushtet evropiane.

LSDM nuk do t’i japë atij alibi për dështimin në përmbushjen e axhendës së reformave”,akuzojnë nga LSDM.

Nga atje shtojnë se Mickoski nuk dëshiron BE-në. Ai dëshiron vetëm pushtet pa kontroll dhe pa përgjegjësi për të drejtuar bizneset./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.