“Luftë e ftohtë” në BE – Propozimi për heqjen e vetos, Kallas kundër Von der Leyen
Heqja e vetos fut në “luftë të ftohtë” BE. Propozimi franko-gjerman për të lehtësuar zgjerimin europian ka ekspozuar luftën për pushtet në Bruksel. Ndryshimi i strukturës së politikës së jashtme të BE është kundërshtuar nga drejtuesja e institucionit kryesor të shërbimit diplomatik europian, Kaja Kallas.
Propozimi franko-gjerman mbështetur tashmë dhe nga 9 shtete të tjera europiane, synon ta zhbëjë Shërbimin Evropian për Shërbim të Jashtëm për ta lënë vetëm një drejtori nën ombrellën e Komisionit Europian të drejtuar nga Ursula Von Der Leyen.
Kaja Kallas, e cila aktualisht ka edhe postin e nënkryetares së KE, shfaqi hapur marrjen e kompetencave të saj dhe kthimin në një vartëse
“Përfaqësuesi i lartë/nënkryetari është lidhja midis shteteve anëtare dhe Komisionit – në letër, në teori. Nëse kemi patur probleme se ka dikë mbi mua që në të vërtetëpo vendos, atëherë nuk funksionon në atë mënyrë, le të jemi shumë të sinqertë.” tha ajo.
Në takimin informal të fillim shtatorit në Wicklow në Irlandë mes ministrave të jashtëm dhe të mbrojtjes, Euractiv raporton se shumica e vendeve të BE e pritën “ftohtë” dhe me “rezerva”planin franko-gjerman për ndryshim strukture të diplomacisë europiane.
Aktualisht, janë 11 nga 27 vende të cilat mbështesin propozimin, me në krye Gjermaninë, Francën por dhe mbështetjen e Italisë të cilat janë lokomotiva e BE. Në krah të Kallas kanë mbetur vetëm disa vende të vogla apo më euroskeptike, të cilat heqjen e vetos e shohin si një humbje totale të fuqisë së tyre për shkak të influencës së madhe dhe drejtimit tëBrukselit nga Gjermania dhe Franca.
Është e qartë, se për ish kryeministren estoneze, Kaja Kallas, plani i ri sponsorizohet nga Gjermania për të forcuar Von der Leyen në krye të Brukselit.
Plani franko-gjerman apo njohur ndryshe si plani Macron Merz, synon përmes ndryshimit të strukturës, edhe ndryshimin e mekanizmit të zgjerimit. Duke hequr veton, për ta zëvendësuar me abstenim. Çfarë do i jepte Brukselit, një vendimmarrje më të fortë jo të varur nga kapricot e një vendi që bllokon me veto, por miratim me shumicë të kualifikuar.
Propozimi ditët e fundit nga 11 vende, është parë si një formë presioni nga Gjermania ndaj Brukselit. Berlini heqjen e vetos e ka objektiv më të hershëm, kurse Franca ndonëse mbështetëse, duket më e vakët në këtë fushatë.
Por Gjermania si vend lider i BE, paralajmëroi në takimin e Irlandës, se nuk do të dorëzohet lehtë. Ministri i jashtëm i Gjermanisë, Johan Vadepuhl bëri të qartë se synon që për këtë propozim t’i japë fund diskutimeve brenda 6 muajve ndaj dhe ka thirrur një konferencë ministrore më 2 dhjetor në Berlin për të vendosur.
Ky debat brenda vetë BE, është më shumë interes për Shqipërinë. Si një vend pretendent për të hyrë në BE në 2030, Shqipëria do e kishte shumë më të lehtë anëtarësimin nëse bie mekanizmi i vetos. Në të shkuarën, Shqipëria është bllokuar disa herë nga vetot në procesin e nisjes së negociatave edhe pse shumica e vendeve të BE kanë qenë pro zgjerimit dheanëtarësimit të Shqipërisë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.