Ekonomia

Lumë ankesash të bizneseve në qershor: Procedurat e prokurimit dhe me gjobat për sigurinë ushqimore

Muaji qershor ka pasur një rekord ankesash nga biznese të ndryshme, drejtuar Ministrisë së Sipërmarrjes. Plot 86 ankesa, të cilat nuk janë trajtuar me zgjidhje ende, të cilat bëjnë fjalë nga ankesa në fushën e sigurisë ushqimore, deri te ankesa në fushën e procedurave të prokurimeve, ankesa për taksa vendore, për paqartësi në rimbursime, ankesa për ngrirje llogarie nga Tatimet në mënyrë të padrejtë etj. Në qershor, ndryshe nga muajt e mëparshëm ku mesatarja e ankesave ishte 30 të tilla, ankesat u janë drejtuar institucioneve të ndryshme, nga Ministria e Financave, Tatimet, Ministria e Brendshme etj.

Në regjistrin e ankesave të trajtuara vihen re përkatësisht anlesa në numër më të lartë drejtuar Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, ndjekur nga Ministria e Infrastrukturës, Bashkisë, MZHBR, Kryeministrisë, Ministrisë së Brendshme, si dhe Agjencisë së Prokurimeve Publike.

Ndër tematikat që bizneset kanë dërguar kërkesën e tyre për shqyrtim për zgjidhje, vihen re disa kërkesa si: mungesë asistence për regjistrimin e pronës pranë sportelit të Hipotekës, ankesa për gjobë të vendosur nga ISHSH, ankesa lidhur me procedurat e prokurimit, ankesa për taksat vendore, kërkesa për anulim dhe ndryshim të disa masave administrative “dënim me gjobë”, kërkohet anullim të vendimit për detyrime doganore nga Drejtoria Doganore, ankesa për mospërgjigje nëlidhje me planin zhvillimor tëz onës. Të tjera përfshijnë: subjekti pretendon se duhet të kishte qënë pjesë e degjesës në lidhje me hartimin e një projekti; ankesa për procedurat në tendera, mungesë konkurrence; ankesa për bllokim të llogarive bankare nga tatimet; ankesa në lidhje me moslëshimin e një leje ndërtimi për veprimtari ekonomike në fushën e agrobiznesit, ankesa në lidhje me gjobat dhe bllokimin e mallit nga ana e AKU; subjekte që ankohen nëlidhje me falimentimin e shoqerisë dhe problematikat e shkaktuara tegrupi respektiv; ankesa për ashpërsimin e denimeve per sigurine ushqimore, kur nuk krijohen kushte te përshtatshme nga qeveria për përmirësimin e sigurisë ushqimore. etj.

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, në përmbushje të misionit të ndërmarrë për përmirësimin e klimës së biznesit në vend, nxjerr raporte periodike të përmuajshme mbi punën e kryer. Ky raport rezulton i 20-ti që ka nxjerrë Ministrja për punën e institucionit mbi trajtimin e ankesave dhe sugjerimeve të sipërmarrjes.
Sipas deklaratës së ministrisë, gjatë këtij publikimi janë konkretizuar dhe më tej propozimet dhe nismat e diskutuara gjatë takimeve apo tryezave, ku i është dhënë theksi më tepër në problematikat që lidhen me sigurinë ushqimore.

“Në këtë muaj janë ndjekur me prioritet të veçantë disa problematika të shfaqura nga sipërmarrjet, veçanërisht përsa përket sigurisë së produkteve ushqimore, dokumentacionit të kërkuar nga ana e agjencive monitoruese në vendin tonë , si dhe transparencës që shoqëron procesin verifikues”-thuhet në dokument.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button