☁️
Tiranë 12°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,552 ▼2.19%
DOW 51,679 ▼1.27%
NASDAQ 25,303 ▼3.37%
NAFTA 103.98 ▲1.94%
ARI 3,887 ▼3.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $76,441 ▼ -5.44% ETH $2,227 ▼ -4.38% XRP $1.2400 ▼ -3.34% SOL $94.2000 ▼ -6.07%
S&P 500 7,552 ▼2.19 % DOW 51,679 ▼1.27 % NASDAQ 25,303 ▼3.37 % NAFTA 103.98 ▲1.94 % ARI 3,887 ▼3.57 % S&P 500 7,552 ▼2.19 % DOW 51,679 ▼1.27 % NASDAQ 25,303 ▼3.37 % NAFTA 103.98 ▲1.94 % ARI 3,887 ▼3.57 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Kosova

Lushaku-Sadriu: Kur ka vullnet politik, institucionet formohen

Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), e ka konsideruar të përfunduar procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Ajo tha se LDK-ja ua njeh partive politike të drejtën për të bërë propozimet e tyre, duke theksuar se ushtrimi i demokracisë dhe vullneti politik mundësojnë funksionalizimin e institucioneve.

“Për 20 minuta u konstituua Kuvendi i Republikës së Kosovës. Kjo është një dëshmi që, kur vullneti politik dhe ushtrimi i demokracisë bëhen më të lehtë, kemi institucione”, tha ajo në një konferencë për media.

Lushaku-Sadriu tha se pas ndryshimit të qëndrimit të Lëvizjes Vetëvendosje, LDK-ja iu bashkua seancës konstituive, ku u votua kandidati i saj për nënkryetar të Kuvendit, Kujtim Shala.

“Kjo është një dëshmi që, kur vullneti politik dhe ushtrimi i demokracisë bëhen më të lehta, bëhen institucione. Po shihet që vetëm mungesa e vullnetit politik të grupit të parë parlamentar ka bërë që të ketë vonesa deri ditën e sotme”, deklaroi ajo.

Sipas saj, LDK-ja kishte kërkuar që partive politike t’u njihej e drejta për të propozuar kandidatët e tyre për nënkryetarë të Kuvendit.

“Ne në seancën e fundit u kemi bërë thirrje që t’ua njohin të drejtën partive politike për propozimin e emrave për nënkryetarë të tyre. Vetëm pas ndërrimit të qëndrimit të tyre ne erdhëm dhe u bashkëngjitëm në seancë dhe u votua propozimi i kandidatit të LDK-së për nënkryetar, ashtu siç kemi propozuar ne”, tha Lushaku-Sadriu.

Ajo foli edhe për qëndrimin e LDK-së lidhur me zhvillimet në Kuvend, duke thënë se partia kishte synuar që deri në fund të shfrytëzohej mundësia e dialogut dhe dorëzimit të propozimeve.

Ndërkohë, sipas saj, situata ndryshoi pas qëndrimit të ri politik të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e cila vendosi të mos marrë pjesë në seancë.

“Është situatë e re për shkak se nuk ka pasur vullnet për votim të nënkryetarëve dhe nuk iu është njohur e drejta. Ju e patë që grupit të dytë parlamentar nuk iu votua kandidati i tyre dhe ishte e njëjta logjikë për të vazhduar”, u shpreh ajo.

Lushaku-Sadriu bëri të ditur se PDK-ja pritet ta adresojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa tha se LDK-ja do të kontribuojë në sqarimin e çështjeve që lidhen me ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë e institucioneve.

Me përfundimin e procedurave të sotme, Kuvendi i Kosovës tashmë konsiderohet i konstituuar. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.