☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 21 August 2026
S&P 500 7,641 ▼0.87%
DOW 52,759 ▼1.32%
NASDAQ 26,067 ▼1%
NAFTA 86.12 ▼0.82%
ARI 4,575 ▲0.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $73,726 ▲ +5.99% ETH $2,343 ▲ +3.36% XRP $1.2667 ▲ +13.84% SOL $88.2200 ▲ +3.07%
S&P 500 7,641 ▼0.87 % DOW 52,759 ▼1.32 % NASDAQ 26,067 ▼1 % NAFTA 86.12 ▼0.82 % ARI 4,575 ▲0.07 % S&P 500 7,641 ▼0.87 % DOW 52,759 ▼1.32 % NASDAQ 26,067 ▼1 % NAFTA 86.12 ▼0.82 % ARI 4,575 ▲0.07 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
21 Aug 2026
Breaking
Kosova

Lushaku-Sadriu për Kurtin: Po prodhon kriza për të qeverisur pa mbikëqyrje

Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka kritikuar deklaratat e kryeministrit Albin Kurti lidhur me mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja, duke i cilësuar ato si tregues të një tendence për krizë politike dhe kontroll institucional.

Ajo para seancës tha se Kurti është kryeministër dëshiron të prodhojë më shumë kriza për të qeverisur i pambikëqyrur.

“Krejt kjo dinamikë e shpjegon që ne jemi duke shkuar në zgjedhje, por jemi duke shkuar në zgjedhje sepse partia më e madhe nuk po prodhon një zgjidhje për zgjedhjen e presidentit. Është partia më e madhe që ka numrin më të madh të deputetëve dhe që në bazë të kushtetutës i takon përgjegjësia më e madhe për ta zgjedhur presidentin. Dhe vërtet është fatkeqësi; një është për shkak se është tepër fatkeqësi kur qytetarët e shohin si potencial për të qeverisur, ia besojnë dikujt me një masë aq të madhe, dhe në anën tjetër nuk kemi as qeverisje të mirë e as zgjidhje të problemeve kyçe. Por në zëvendësim të kësaj, Vetëvendosje po na jep një krizë të re politike ku qytetarët do të lihen të vetëm, e ai do të qeverisë kryeministri do të qeverisë i pambikëqyrur. Domethënë tipike për një sistem autoritar ku një kryeministër dëshiron të prodhojë më shumë kriza për të qeverisur i pambikëqyrur. Dhe vërtet kjo është shqetësuese”, tha ajo.

Ajo theksoi se vendi mund të shkojë drejt zgjedhjeve të reja për shkak të mungesës së një zgjidhjeje për zgjedhjen e presidentit, për çka fajësoi partinë më të madhe në vend. Sipas saj, përgjegjësia për këtë proces bie mbi shumicën parlamentare, e cila, sipas Kushtetutës, ka barrën kryesore për zgjedhjen e kreut të shtetit, raporton kp.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.