🌤️
Tiranë 28°C · Kryesisht kthjellët 31 July 2026
S&P 500 7,507 ▲0.93%
DOW 52,620 ▲0.79%
NASDAQ 25,417 ▲1.17%
NAFTA 84.86 ▲1.52%
ARI 4,107 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137
₿ CRYPTO
BTC $63,031 ▼ -2.78% ETH $1,870 ▼ -2.88% XRP $1.0644 ▼ -2.26% SOL $73.1300 ▼ -2.04%
S&P 500 7,507 ▲0.93 % DOW 52,620 ▲0.79 % NASDAQ 25,417 ▲1.17 % NAFTA 84.86 ▲1.52 % ARI 4,107 ▼1.29 % S&P 500 7,507 ▲0.93 % DOW 52,620 ▲0.79 % NASDAQ 25,417 ▲1.17 % NAFTA 84.86 ▲1.52 % ARI 4,107 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137
31 Jul 2026
Breaking
Sporti

Man.United sheh nga Champions, por Carrick frenon festën: Nuk kemi arritur asgjë (VIDEO)

U desh një legjendë e klubit që Man.United të shpëtonte çfarë kishte mbetur nga ky sezon. Me Michael Carrick në stol, “djajtë e kuq” përforcojnë pozitat në zonën Champions pas suksesit 2-1 përballë Brentford. Falë kësaj fitoreje, Man.United renditet në vendin e tretë në kuotën e 61 pikëve, 3 më shumë se sa Liverpool, ndjekësi […]

U desh një legjendë e klubit që Man.United të shpëtonte çfarë kishte mbetur nga ky sezon. Me Michael Carrick në stol, “djajtë e kuq” përforcojnë pozitat në zonën Champions pas suksesit 2-1 përballë Brentford. Falë kësaj fitoreje, Man.United renditet në vendin e tretë në kuotën e 61 pikëve, 3 më shumë se sa Liverpool, ndjekësi më i afërt. Në “Old Trafford” u zhvillua një ndeshje shumë e bukur, me raste për shënim.

Në minutën e 11-të, Casemiro në shtyllën e dytë me një goditje të saktë me kokë tundi rrjetën. Goli shkundi Brentford, me miqtë që ushtruan një presion të lartë në zonën e Man.United duke krijuar disa raste të pastra për shënim, por portieri Lammens ishte në një mbrëmje të madhe duke mbajtur “djajtë e kuq” në lojë. Në minutën e 43-të, me një kundërsulm të shpejtë të ideuar nga Bruno Fernandez, Man.United gjeti dhe golin e dytë, me Seskon që u shërbyer në zonë nga fantazisti portugez dhe me një goditje të saktë bëri që stadiumi të shpërthente në festë.

Historia e këtij takimi nuk ndryshoi as në fraksionin e dytë, por goli i Brentford erdhi vonë në minutën e 87-të duke mos i prishur festën Man.United.

Pas ndeshjes, trajneri Michael Carrick frenoi festën pasi në sytë e tij ekipi nuk ka arritur ende asgjë, për më tepër një klubi si Man.United nuk i shkon të festojë vetëm për faktin që mund të arrijnë kualifikimin për në Chamnpions:

“Merita i shkon djemve për këto rezultate që kemi arritur. Në çdo rast, kualifikimi për në kupat evropiane nuk është një arsye për të festuar, do të vijojmë të konkurrojmë me më të mirët edhe pasi të kemi siguruar matematikisht prezencën në Champions”,

u shpreh Carrick pas suksesit 2-1 përballë Brentford.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.