☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.63 ▲1.73%
ARI 4,063 ▼0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,567 ▲ +2.46% ETH $2,372 ▲ +2.99% XRP $1.3304 ▲ +2.91% SOL $103.1300 ▲ +3.74%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.63 ▲1.73 % ARI 4,063 ▼0.29 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.63 ▲1.73 % ARI 4,063 ▼0.29 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Arte

Manastiri i Kryeengjëjve në Derviçan po i nënshtrohet restaurimit

DROPULL, 31 gusht, ATSH/ Manastiri i Kryeengjëjve në Derviçan ka hyrë në fazën e restaurimit, me ndërhyrje që përfshijnë edhe konakët lindorë dhe perëndimorë të kompleksit.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka ndarë pamje nga punimet në këtë monument të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore të Dropullit.

Ndërhyrjet, të parashikuara në dy faza, përfshijnë konsolidimin e muraturave prej guri, restaurimin e elementeve prej druri, dyerve, dritareve dhe shkallëve, si dhe rindërtimin e çative tradicionale me rrasa guri.

Punimet synojnë të shpëtojnë strukturat historike nga degradimi i mëtejshëm dhe të rikthejnë funksionalitetin e kompleksit, duke ruajtur origjinalitetin dhe karakterin tradicional të tij.

Restaurimi merr një rëndësi të veçantë edhe pas shpalljes së Kishës së Manastirit të Kryeengjëjve Pasuri Kulturore me statusin “Monument Kulture”, Kategoria I, së bashku me zonën e saj mbrojtëse.

Ndërhyrja pritet të kontribuojë në ruajtjen e një prej dëshmive të rëndësishme të trashëgimisë historike, arkitekturore dhe shpirtërore të Dropullit, si dhe në rijetëzimin e kompleksit për komunitetin dhe vizitorët.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.