☁️
Tiranë 18°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,635 ▲0.73%
DOW 52,271 ▲0.97%
NASDAQ 25,679 ▲0.95%
NAFTA 97.34 ▼6.51%
ARI 3,970 ▲1.82%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $77,604 ▼ -0.51% ETH $2,277 ▲ +0.43% XRP $1.2502 ▲ +0.02% SOL $93.6100 ▼ -1.23%
S&P 500 7,635 ▲0.73 % DOW 52,271 ▲0.97 % NASDAQ 25,679 ▲0.95 % NAFTA 97.34 ▼6.51 % ARI 3,970 ▲1.82 % S&P 500 7,635 ▲0.73 % DOW 52,271 ▲0.97 % NASDAQ 25,679 ▲0.95 % NAFTA 97.34 ▼6.51 % ARI 3,970 ▲1.82 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Kronika

Situatë kritike me zjarret në malësitë e Matit dhe Bulqizës, ndërhyrje edhe nga ajri me helikopter!

Zjarri i aktivizuar të dielën në masivin pyjor me dushqe e shkurre në fshatin Madhe të Njësisë Administrative Ulzës në Bashkinë e Matit, ka dalë totalisht jashtë kontrollit.

Për shkak të erës së fortë dhe bimësisë së thatë vatra e zjarrit është zgjeruar me shpejtësi, favorizuar edhe nga era e fortë.

Me gjithë ndërhyrjen e menjëhershme të punonjësve të Shërbimit Zjarrfikës, të Shërbimit Pyjor, të Mbrojtjes Civile dhe administratës së Bashkisë Mat, flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme.

Flakët kaluan këtë të hënë edhe në fshatrat Madhesh, Trodhën e Lundre, duke djegur edhe masive me pishë të zezë.

Gjatë ditës së sotme një fermë lopësh u rrezikua, teksa u shpërndanë nga tymi dhe disa prej tyre nuk janë gjetur akoma nga barinjtë ndërsa flakët ju afruan edhe banesave. Gjatë dy ditëve pati edhe ndërhyrje nga ajri të një helikopteri, por perimetri i madh i vatrës së zjarrit nuk bëri të mundur izolimin e flakëve.

Në terren ndodhen dhjetëra forca në rrugë tokësore por situata mbetet tepër e vështirë për shkak të terrenit të thyer malorë dhe mungesës së rrugës automobilistike për mjetet zjarrfikëse.

Po ashtu, situatë shqetësuese mbetet edhe zjarri i rënë në masivin pyjor të fshatit Sllatinë në Dibër si dhe vatrat e zjarrit në fshatin Vajkaj afër Bulqizës si dhe Qafë Helmes. Në Ballenjë të Martaneshit zjarri është fikur pasi ka pasur reshje shiu.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.