☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.63 ▲1.73%
ARI 4,063 ▼0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,567 ▲ +2.46% ETH $2,372 ▲ +2.99% XRP $1.3304 ▲ +2.91% SOL $103.1300 ▲ +3.74%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.63 ▲1.73 % ARI 4,063 ▼0.29 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.63 ▲1.73 % ARI 4,063 ▼0.29 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Arte

Ekspozitë dokumentare në Drejtorinë e Arkivave mbi mikpritjen e hebrenjve në Shqipëri

Mikpritja e hebrenjve në Shqipëri, teksa përpiqeshin t’i shpëtonin terrorit antisemit gjatë Luftës së Dytë Botërore, përbën një histori bujarie dhe humanizmi e dokumentuar nga arkivat.

Për të evidentuar këtë faqe të historisë shqiptare, ku familjet shqiptare u shndërruan në një “oaz shprese” për hebrenjtë, u zhvillua sot një ekspozitë e dedikuar në prani të një grupi mësuesish të historisë nga Shqipëria dhe Kosova.

Ekspozita u zhvillua në kuadër të një seminari të organizuar nga Shoqata e Mësuesve të Historisë, në bashkëpunim me Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit (ISKK) dhe “The Olga Lengyel Institute for Holocaust Studies and Human Rights” (TOLI).

Përmes dokumenteve dhe fotografive, pjesëmarrësit u njohën me përpjekjet e autoriteteve shtetërore të kohës për sigurimin e mbarëvajtjes së qëndrimit të hebrenjve në Shqipëri, si dhe me historitë e solidaritetit dhe mikpritjes së familjeve shqiptare.

Gjatë vizitës, mësuesit e historisë u ndalën gjithashtu në ambientet e punës së Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave (DPA), ku u njohën me veprimtarinë dhe shërbimet që institucioni ofron për qytetarët dhe studiuesit.

Historia e mbrojtjes dhe mikpritjes së hebrenjve në Shqipëri gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore mbetet një nga dëshmitë më domethënëse të solidaritetit dhe humanizmit të shqiptarëve, duke përcjellë edhe sot vlera universale të respektimit të jetës dhe dinjitetit njerëzor.

/k.s/a.f/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.