🌤️
Tiranë 31°C · Kryesisht kthjellët 31 August 2026
S&P 500 7,677 ▼0.46%
DOW 53,252 ▼0.58%
NASDAQ 26,302 ▼0.38%
NAFTA 85.53 ▲2.55%
ARI 4,480 ▼1.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1599 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2876 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3218 EUR/TRY 55.9378 EUR/JPY 185.58 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1599 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2876 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3218 EUR/TRY 55.9378 EUR/JPY 185.58 EUR/CAD 1.6110
₿ CRYPTO
BTC $78,662 ▼ -0.22% ETH $2,475 ▼ -0.18% XRP $1.3771 ▼ -1.59% SOL $103.3300 ▼ -2.91%
S&P 500 7,677 ▼0.46 % DOW 53,252 ▼0.58 % NASDAQ 26,302 ▼0.38 % NAFTA 85.53 ▲2.55 % ARI 4,480 ▼1.11 % S&P 500 7,677 ▼0.46 % DOW 53,252 ▼0.58 % NASDAQ 26,302 ▼0.38 % NAFTA 85.53 ▲2.55 % ARI 4,480 ▼1.11 %
EUR/USD 1.1599 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2876 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3218 EUR/TRY 55.9378 EUR/JPY 185.58 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1599 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2876 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3218 EUR/TRY 55.9378 EUR/JPY 185.58 EUR/CAD 1.6110
31 Aug 2026
Breaking
Kosova

Grumbullimi i qumështit nuk ndërpritet nga 1 shtatori, pezullohet vendimi

Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës ka njoftuar se është pezulluar vendimi për ndërprerjen e grumbullimit të qumështit, i cili ishte planifikuar të zbatohej nga 1 shtatori.

Sipas shoqatës, pezullimi i vendimit erdhi pas një takimi mes përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse dhe përpunuesve të qumështit.

“Rrjedhimisht, grumbullimi i qumështit do të vazhdojë deri në një vendim apo njoftim tjetër”, thuhet në njoftim.

Shoqata ka bërë të ditur se fermerët do të njoftohen me kohë për çdo zhvillim të ri që lidhet me këtë çështje.

Ndërkohë, përfaqësues të Shoqatës së Industrisë së Qumështit të Kosovës kishin dorëzuar të premten kërkesat e tyre në Ministrinë e Bujqësisë, ku kishin kërkuar një takim me ministrin në detyrë, Armend Muja.

Ndër kërkesat e tyre ishte rikthimi i menjëhershëm i prodhimit të produkteve të qumështit. Po ashtu, ata i kanë kërkuar Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) që të publikojë një komunikatë zyrtare për të konfirmuar sigurinë e produkteve të industrisë vendore për konsumatorët.

Qumështoret kanë kërkuar gjithashtu anulimin e vendimit të datës 15 maj 2026, me numër 1414, të nxjerrë nga Muja.

Një tjetër kërkesë u është drejtuar Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, së cilës i është kërkuar të ndërmarrë masa konkrete për adresimin e çmimeve që Shoqata i konsideron dumping në tregun e produkteve të qumështit.

Kryetari i Shoqatës së Industrisë së Qumështit të Kosovës, Gani Durmishaj, ka deklaruar se kërkesat janë dorëzuar edhe zyrtarisht në formë të shkruar.

Durmishaj kishte paralajmëruar se, në rast se kërkesat nuk plotësohen dhe institucionet nuk ndërmarrin masa konkrete, qumështoret do ta ndërpresin nga 1 shtatori 2026 grumbullimin e qumështit nga fermerët.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.