☁️
Tiranë 20°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.97 ▼0.79%
ARI 4,039 ▼0.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,103 ▼ -1.1% ETH $2,325 ▼ -1.01% XRP $1.2902 ▼ -2.12% SOL $100.4000 ▼ -1.65%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.97 ▼0.79 % ARI 4,039 ▼0.32 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.97 ▼0.79 % ARI 4,039 ▼0.32 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Sporti

Manovrat e Juventusit/ Pas dështimit me Kessie vjen Sarr nga Tottenham, ofertë për Zirkzee

Mesfushori senegalez vjen në Torino në huazim me detyrim blerje për 26 milionë euro në rast kualifikimi në Champions. Pritet edhe sulmuesi i Manchester United.

Pas “Jo”-së së Frank Kessie, i kthyer zyrtarisht tek Atalanta, Juventusi ka kaluar te pista Pape Sarr. Klubi bardhezi nuk ka humbur kohë dhe ka mbyllur marrëveshjen për mesfusorin e ri. Ka një akord me Tottenham për senegalezin e vitlindjes 2002, i rritur në Francë te Metz, kurse 4 sezonet e fundit ka luajtur me Spurs. Juventusi ka fituar konkurrencën me Monaco dhe Beshiktash, pasi vetë lojtari donte të transferohej në Torino.

Sarr do të kalojë te Juventusi në huazim për 2 milionë euro, me detyrim blerje për 26 milionë, në rast kualifikimi në Champions. Paga e lojtarit do të paguhet nga klubi italian. Sarr mbulon të gjitha rolet në mesfushë dhe të aftësi të mira depërtimi. Sezonin e kaluar luajti 26 ndeshje në Premier League, 13 prej tyre titullar, me 2 gola dhe 4 asiste.

Juventusi ndërkohë po këmbëngul për ta marrë sulmuesin Joshua Zirkzee. Klubi torinez ofron 3 milionë euro për huazimin nga Manchester United dhe 30 milionë për blerjen më pas nga klubi anglez. Për të mbyllur këtë operacion qdo të ndihmonte shumë kalimi i David tek Atletico Madrid.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.