☁️
Tiranë 20°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.97 ▼0.79%
ARI 4,039 ▼0.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,107 ▼ -1.03% ETH $2,325 ▼ -0.89% XRP $1.2903 ▼ -1.99% SOL $100.3900 ▼ -1.55%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.97 ▼0.79 % ARI 4,039 ▼0.32 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.97 ▼0.79 % ARI 4,039 ▼0.32 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Sporti

Fundjava e kuqezinjve/ Manaj, Daku, Shpendi dhe Dodaj gjejnë rrugën e rrjetës

Një tjetër javë me gola dhe paraqitje pozitive për futbollistët shqiptarë që aktivizohen në kampionatet ndërkombëtare. Rey Manaj, Mirlind Daku, Cristian Shpendi dhe Kevin Dodaj gjetën rrugën e rrjetës me skuadrat e tyre, ndërsa disa prej legjionarëve të Kombëtares shqiptare u aktivizuan si titullarë.

Në Turqi, Rey Manaj gjeti sërish rrugën e rrjetës me fanellën e Sivasporit, në transfertën ndaj Batman Petrolspor. Sulmuesi shqiptar kaloi skuadrën e tij në avantazh në minutën e 32-të. Pjesa e parë u mbyll me epërsinë 0-1 të Sivasporit, por vendasit përmbysën rezultatin në pjesën e dytë dhe sfida përfundoi 2-1.

Në Rusi, Mirlind Daku shënoi golin e tij të parë me fanellën e Spartak Moskës në kampionat. Sulmuesi kuqezi, i transferuar vetëm pak javë më parë nga Rubin Kazan, realizoi golin e barazimit të përkohshëm 1-1 në përballjen në shtëpi ndaj Orenburgut. Daku shënoi në minutën e 76-të, duke u bërë protagonist për skuadrën e tij në këtë sfidë.

Në Itali, Cristian Shpendi vazhdon formën e mirë me Cesenën. Sulmuesi shqiptar shënoi sërish, këtë herë në fitoren 2-1 ndaj Entellës. Shpendi realizoi golin e dytë për Cesenën, ndërsa ky ishte një gol historik për të, pasi ishte i 50-ti me fanellën e Cesenës. Me këtë realizim, Shpendi bëhet edhe golashënuesi i tretë më i mirë në historinë e klubit italian.

Në Poloni, protagonist ishte edhe sulmuesi i Kombëtares U-21, Kevin Dodaj. Futbollisti shqiptar shënoi golin e dytë për Lechia Gdansk në fitoren 4-2 ndaj Polonia Warszawa. Dodaj realizoi në minutën e 61-të, duke kontribuar në suksesin e rëndësishëm të skuadrës së tij.

Në këtë javë me skuadrat e tyre janë aktivizuar si titullarë edhe Thomas Strakosha, Klisman Cake, Bujar Pllana, Stavro Pilo, Ylber Ramadani, Qazim Laçi, Arbër Hoxha dhe Taulant Seferi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.